Lajme
Sëmundja “enigmatike” në Librazhd
Pas humbjes së jetës së dy vajzave, Top channel njofton se Blerina Balla dhe Aida Dosku nga fshati Qendër- Librazhd, në spitalin e qytetit kanë mbërritur edhe dy raste të tjera me të njëjtat simptoma.
Mjekët dyshojnë se dy pacientët e rinj, Flutura dhe Fatos Allkja, 19 dhe 28 vjec, mund të jenë prekur nga ethet hemoragjike apo nga ndonjë sëmundje tjetër infektive.
“Nuk është gjendje gripale, dicka ka, ethe hemoragjike mund të jetë, por edhe sëmundje infektive. Një rast tjetër na erdhi nga një fshat, me një të sëmurë me temperaturë”, deklaron shefi i spitalit Gjergji Dhono.
Prindërit e dy fëmijeve shprehen të shqetësuar, pasi ata nuk e dinë origjinën e kësaj sëmundjeje që ka prekur fëmijët e tyre, të cilët sipas shefit të spitalit janë duke marrë të gjitha mjekimet e duhura.
“Isha shumë e tronditur nga vdekja e asaj gocës dhe kur vajta në shtëpi dhe goca më tha se më dhemb koka, jam shqetësuar shumë. Gjithë ai tym që ka përfshirë qytetin na futet në gojë”, tregon Razie Allkja.
Në Librazhd ka shkuar një grup pune nga sektori i higjenës, të cilët kanë nisur kërkimet për të përcaktuar prejardhjen e virusit që po shtrihet në gjithe fshatin.
21-vjecarja Blerina Balla, banuese në Komunën Qendër në Librazhd, gjeti vdekjen nga shkaqe ende të paqarta, ndërsa organet kompetente kanë nisur hetimet e rastit.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











