Lajme
Shqipëria në hall me zjarret, 7 vatra të reja në 24 orët e fundit
Qendra e Emergjencave Civile në Shqipëri njofton se në disa qarqe të Shqipërisë vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit.
Në qarkun e Tiranës po vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Sinaballaj të bashkisë Rrogozhinë. Ndërsa në Korçë janë shuar vatrat e zjarrit në pyllin me pisha në fshatin Panarit, Vithkuq, bashkia Korçë.
Sipas raportit të emergjencave civile në rrethin e Vlorës në fshatin Stjar të bashkisë Delvinë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte. “Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 150 rrënjë ullinj”, thuhet në njoftim.
Qendra e Emergjencave thekson se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 38 punonjës zjarrfikës, 7 automjete zjarrfikëse, 45 persona nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë etj.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












