Lajme

GNK: Serbia t’i përmirësojë relacionet politike me Kosovën

Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin për sigurinë në një pozitë lidhur me sferën e sigurisë radhit edhe Kosovën, por edhe Serbinë.

GNK-ja, thekson se Serbia duhet të përmirësojë relacionet politike me Kosovën.

Gjithashtu, Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka vlerësuar se situata e sigurisë në Maqedoni mbetet e pandryshuar dhe se nuk ka rrezik real nga përhapja e konfliktit në territorin e këtij vendi.

GNK-ja e vlerëson vendimin e fundit të Tribunalit të Hagës për kontestin e emrit që rezultoi në favor të Maqedonisë, mirëpo thotë se Greqia ende ka të drejtën, që të bllokojë proceset euro-integruese të këtij vendi.

Bosnja e Hercegovina, sipas GNK-së, është vendi i vetëm në Ballkan ku është vërejtur përparim në planin e sigurisë dhe politikës, pasi që liderët e 6 partive udhëheqëse arritën marrëveshjen për formimin e Qeverisë.