Lajme
Gjykata e Apelit i zvogëlon dënimin ish ushtarit të UÇK-së
Gjykata e Apelit ndryshoi pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës nr. 185/15, të datës gusht 2016
Gjykata e Apelit njofton se ka nxjerrë aktgjykimin në rastin Xhemshit Krasniqit, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dënuar për krime lufte në Kosovë. Me këtë rast ajo i ka ulur dënimin nga tetë vite burg e 1500 euro në 7 vite burgim dhe 1200 euro, transmeton albinfo.ch. “Ankesa kishin paraqitur avokati mbrojtës dhe Prokuroria Speciale.
Gjykata e Apelit ndryshoi pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës nr. 185/15, të datës gusht 2016, duke riklasifikuar krimet me të cilat i akuzuari ishte dënuar në krime lufte kundër individëve në vend të krimeve të luftës kundër popullatës civile.
Aktgjykimi i kundërshtuar u konfirmua në lidhje me lirimin për një akuzë për vrasje”, theksohet në njoftimin e gjykatës.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










