Lajme
Pas marsit nuk do të vlejnë pasaportat jobiometrike
Deri tani janë pajisur me pasaporta biometrike rreth 2.2 milionë qytetarë në Shqipëri
Në fillim të pranverës së vitit që sapo hyri 2012 do të dalin jashtë përdorimit pasaportat e vjetra, jobiometrike.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, raporton Top Channel.
Duke folur lidhur me procesin e pajisjes së shtetasve me dokumentin e ri ndërkombëtar të identifikimit, Poni tha se deri tani janë pajisur me pasaporta biometrike rreth 2.2 milionë qytetarë shqiptarë.
Mirëpo ende nuk dihet nëse do të ketë rimbursim të atyre që janë pajisur me pasaporta deri në mars të vitit 2009, kur edhe nisën pasaportat biometrike, kurse jozyrtarisht nga Ministria e Brendshme bëhet e ditur se nuk do të ketë asnjë zhdëmtim. Në të vërtetë pjesa më e madhe e shqiptarëve u pajisën me ato që u quajtën sërish pasaportat e reja, nga viti 2000 e në vazhdim.
Ende disa qindra mijë shqiptarë kanë në duar pasaportat jobiometrike, të cilat kanë afate vlefshmërie për 5 deri 8 vjet të tjera dhe janë paguar 5 mijë lekë pa pagesat shtesë për dokumentacion.
Ndaj për qytetarët që fjala vjen janë pajisur në shkurt 2009 me pasaportë 10 vjeçare dhe askush nuk i tha se pak javë më vonë do të lindnin pasaportat biometrike që do t’i nxirrnin jashtë loje, kjo konsiderohet e padrejtë.
Disa njerëz besojnë se mënyra më e mirë do të ishte skadimi i pasaportës së tyre atëherë kur e ka afatin real të sanksionuar në pasaportën e lëshuar nga shteti dhe jo në mënyrë arbitrare nga i njëjti shtet dhe pa zhdëmtim.
Pasaporta është i vetmi dokument udhëtimi për të lëvizur jashtë territorit të Shqipërisë, që vërteton identitetin dhe shtetësinë shqiptare të mbajtësit të saj. Deri në Janar 2009, i vetmi dokument identifikimi, i cili lëshohej nga zyra e Shërbimit te Gjendjes Civile, ku është regjistruar shtetasi, ishte çertifikata e lindjes me fotografi.
Procesi i aplikimit për pasaporta biometrike filloi më 25 Mars 2009. Pasaporta e re biometrike, bazohet në teknologjinë laser të personalizimit të faqes së të dhënave.(Top-Channe & Albinfo.ch)
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











