Lajme
Shumë marrëveshje ekonomike, papunësia deri në 38 për qind
Ministrat e Kosovës nënshkruajnë shumë marrëveshje ekonomike, por papunësia në vend llogaritet deri në 38 për qind.
Shumë marrëveshje dhe pak rezultate. Ministrat e ndryshëm të Qeverisë së Kosovës thuajse ngado që shkojnë nënshkruajnë nga një marrëveshje. Me vendosjen e firmave të tyre, ata premtojnë zbutjen e papunësisë së lartë në vend. Por në terren situata e rëndë ekonomike duket se ka pak ndryshime. Edhe pas marrëveshjeve, shkalla e të papunëve mbetet e njëjtë, në shkallë mjaft të lartë. Të dhënat e fundit të Bankës Botërore tregojnë se Kosova ka deri në 34.5 për qind të papunë.
Ndërkohë, hiç më mirë nuk janë as shifrat që ofron Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, e cila përmend edhe 38-përqindëshin.
Por çfarë ndodh me ato marrëveshje që nënshkruajnë ministrat, e për të cilat premtohet se do ta zbusin papunësinë e lartë në vend?
©albinfo.ch: Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK)
Disa ekspertë, si Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), e cilësojnë si hap të mirë nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla.
Ai konsideron se këto marrëveshje së paku ndikojnë pozitivisht në psikikën e investitorëve të huaj.
Por, ka të tjerë, sikurse Agron Demi nga Instituti GAP, që nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla e cilëson si të pakuptimtë. Kjo për faktin se nga viti 2007 e deri më tash ai thekson se ka rënie të investimeve të huaja në Kosovë.
Ndërkohë Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-ut, ka deklaruar se shteti nuk duhet të jetë i orientuar vetëm të nënshkruajë marrëveshje, por ato duhet të kenë një platformë dhe substancë të implementimit. “Me të gjitha vendet që e kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran duhet të hyhet në dialog, sepse është një garanci edhe për forcimin e qëndrueshmërisë së shtetit të Kosovës dhe kuptohet që është një platformë shumë e mirë dhe për një partneritet shumë më të avancuar”, ka thënë Gërxhaliu.
Sipas tij, e tëra kjo ndikon që investitorë të ndryshëm të jenë të inkurajuar, duke shtuar se kjo ka efekt edhe në psikologjinë e investitorëve.
Por eksperti i ekonomisë, Agron Demi, nga Instituti GAP, shpreh shqetësimin për rënien e investimeve të huaja në Kosovë, duke thënë se që nga viti 2007 investimet direkte kanë shënuar rënie.
Ai thekson se në kohën kur Banka Botërore në nivel global tregon se Kosova është diku nga fundi i listës së vendeve më të favorshme për të bërë biznes, atëherë marrëveshjet me vendet e huaja janë thuajse të pakuptimta.
Demi është shprehur se niveli i lartë i korrupsionit dhe mungesa e sundimit të ligjit i bënë marrëveshjet dypalëshe të pazbatueshme.
“Askush nuk do të vijë në Kosovë të bëjë biznes kur nuk e ka të sigurt që kontratën që do ta nënshkruajë do të mund të zbatohet në praktikë në mungesë të efikasitetit të gjykatave”, është shprehur Demi.
Në tërë këtë situatë, edhe të dhënat zyrtare tregojnë një atmosferë jo të mirë të investimeve të huaja në Kosovë.
Raporti i fundit i Bankës Botërore e rendit Kosovën në vendin e 118-të si vend për të bërë biznes, duke përmendur barrierat e shumta që kanë bizneset e vendit, por edhe ato të huaja.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











