Lajme
1100 hektarë pyje e kullota të prekura nga zjarri në Shqipëri
Sipas njoftimit të fundit nga Ministria e Mjedisit, prej tyre 236 hektarë janë djegur tërësisht. Autoritetet kanë nisur procedura penale ndaj 20 personave që janë arrestuar për zjarrëvënie të qëllimshme
Më shumë se 1100 hektarë pyje dhe kullota janë prekur nga zjarri në Shqipëri.
Sipas njoftimit të fundit nga Ministria e Mjedisit, prej tyre 236 hektarë janë djegur tërësisht.
Kjo ministri ka vlerësuar se pa llogaritur vatrat e ditëve të fundit, dëmi i shkaktuar është mbi 66 milionë lekë, raporton Top-Channel.
Sipas Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe pyjeve, bimësia më e prekur janë shkurret.
Autoritetet kanë nisur procedura penale ndaj 20 personave që janë arrestuar për zjarrëvënie të qëllimshme.
Shumica e zjarreve janë nga pakujdesia, ndihmuar nga kushtet klimatike gati ekstreme për vendin.
Një zjarr i fuqishëm ka renë pasditen e së premtes në fshatin Corrush të Mallakastrës. Si pasojë e flakëve janë djegur tre banesa, por fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar.
Zjarri ka përfshirë kodrat e këtij fshati dhe për pasojë janë djegur masive me ullinj, si dhe sipërfaqe me shkurre dhe ferra.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











