Lajme
Turistët gjermanë të impresionuar me Shqipërinë!
Bregdeti shqiptar, me bukuritë e saj përrallore, po i mahnitë turistët e huaj, të cilët për çdo viti po eksplorojnë perlat e Adriatikut e Jonit. Por, ka diçka për të cilët turistët e huaj nuk janë të kënaqur me Shqipërinë. E ajo që lë për të dëshiruar është transporti dhe vozitja “pa mend” e qytetarëve nëpër qytetet e Shqipërisë
Megjithatë, Shqipëria mbetet një nga destinacionet e preferuara për turistët nga Gjermania. Të rinjtë nga Gjermania kanë nisur ta zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet verore e për të shijuar veçoritë që ofron ky vend. Shqipëria është një vend, ku pushuesit gjermanë gjejnë një larmi atraksionesh turistike, që dallojnë nga ato të vendeve të tjera evropiane, shkruan DW.
“Udhëtimi me minibusët nëpër ato rrugë gjarpëruese ishte për mua një përvojë mjaft e veçantë”, thotë Moritz, student nga Këlni. Ai për DW veçoi, se është mjaft i kënaqur me pushimin e tij në Shqipëri dhe se nuk ka pasur ndonjë përvojë negative, pavarësisht se mjetet e transportit në Shqipëri ai e sheh si sfidë për pushuesit e huaj.
Christin nga Eseni e ka vizituar Shqipërinë para 2 vitesh në muajin e shtator, kur fluksi i turistëve është më i vogël në krahasim me muajt e verës.
“Hera e parë me makinë në Tiranë ishte e vështirë, por ia dola mbanë të përshtatem edhe pse rregullat e trafikut nuk respektoheshin”, tha ajo.
Çështja e trafikut ka habitur edhe Michaelin nga Boni.
“Në Evropën Qendrore nuk kam parë ndonjëherë një ngarje të tillë të makinës në rrethrrotullimet e trafikut si në Shqipëri. Në Tiranë vlenin rregulla të veçanta sa i përket kësaj”, thotë ai.
Atraksionet kulturore dhe sportive – një arsye më tepër për të vizituar Shqipërinë
Pushuesit nga Evropa janë të mahnitur nga historia dhe kultura shqiptare. Kruja, Berati, Apollonia dhe muzeu kombëtar në Tiranë janë pika të preferuara turistike.
Xiengong në intervistë për DW shprehet: “Unë do t’jua sugjeroja pushimin në Shqipëri të gjithë atyre që janë të interesuar për shumëllojshmëri kulturore si dhe për historinë evropiane”.
Prezenca e më tepër religjoneve që e karakterizon Shqipërinë u veçua si vlerë nga të intervistuarit. Tirana si kryeqytet është shumë tërheqëse për pushuesit gjermanë. Ata veçojnë, se në këtë qytet u ka rënë sy organizimi i festave e koncerteve dhe se si popull shqiptarët kanë karakter festiv. Christin më tej thekson se si lagje, përshtypje të veçantë i ka lënë Blloku në Tiranë me të gjitha pub-et si dhe të rinjtë që ka takuar përreth.
Kuzhina shqiptare – e leverdishme në çmim dhe e pakrahasueshme në shije
Në Shqipëri, kohëve të fundit vërehen mjaft ndryshime pozitive sa i përket përgatitjes së ushqimit, gjë që e bën Shqipërinë një vend edhe më të pëlqyer për turistët e huaj. Sipas Bobb, i cili e ka vizituar Tiranën para dy vitesh, kuzhina shqiptare është në nivel të asaj italiane dhe spanjolle.
Të gjithë të intervistuarit nga DË janë treguar mjaft të kënaqur sa i përket ushqimit në Shqipëri duke shprehur gjithashtu habinë për çmimet, që janë dukshëm më lirë se në shumë vende të tjera të Evropës. Ushqimet e detit mbeten më të preferuarat, ndër të tjera.
Turistët gjermanë shprehën një admirim kundrejt mikpritjes shqiptare.
Të gjithë theksojnë kujdesin që bëjnë shqiptarët për t’u ofruar një nivel të lartë komoditeti pushuesve. “Unë jam pozitivisht i habitur nga fakti që, në Shqipëri, edhe në lokalin më të vogël ofronin lidhje në internet, gjë që nuk e gjen as edhe këtu në Gjermani”, thotë Bobb.
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













