Lajme
Shqipëri, Zjarret rrezikojnë një depo armësh
Autoritet paralajmërojnë se nga zjarret po rrezikohen rreth 5 ton lëndë plasëse që gjenden në një fabrikë në fshatin Kuç të Vorës e që në raste shpërthimi pasojat do të ishin katastrofale
Zjarret që kanë përfshirë Shqipërinë përveç që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ato po rrezikojnë edhe jetën e njerëzve. Autoritet paralajmërojnë se nga zjarret po rrezikohen rreth 5 ton lëndë plasëse që gjenden në një fabrikë në fshatin Kuç të Vorës e që në raste shpërthimi pasojat do të ishin katastrofale.
Zjarri i nisur që që prej disa ditësh ka përparuar në faqet e kodrave për të mbërritur deri në thellësi të fshatrave të Vorës. Autoritetet shqiptare thonë se perimetri i sigurisë do të përforcohet me mjetet zjarrfikëse të ushtrisë, ndërkohë që përveç pompave të ujit, po punohet dhe me mjete të tjera për të ndaluar përshkallëzimin e situatës., transmeton albinfo.ch
Situata kaotike me zjarre ka zënë vend edhe në mediet më prestigjioze ndërkombëtare. CNN ka publikuar një foto të një zjarri në zonën e Sarandës. “Zjarr në një pyll pranë Sarandës në Jug të Shqipërisë.
Zjarret në pyje janë përhapur në gjithë Shqipërinë, më së shumti në zona të largëta ose të vështira për tu arritur, pasi vendi po përballet me temperatura të nxehta”, shkruan në përshkrimin e kësaj fotoje CNN.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












