Lajme
Policia e Kosovës shënon rekord, shqipton 2366 tiketa për 24 orë
Masat e shtuara janë ndërmarrë pas rritjes së madhe të numrit të aksidenteve në trafik, disa prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet
Policia e Kosovës ka thyer edhe një rekord sa i përket shqiptimit të gjobave në trafik. Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia kosovare e trafikut ka shqiptuar 2366 tiketa për kundërvajtje në trafik. Kjo nismë është pjesë e planit të Policisë për përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve, për çka ditë më parë ka formuar një “Task Forcë“.
Masat e shtuara janë ndërmarrë pas rritjes së madhe të numrit të aksidenteve në trafik, disa prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet, citon kallxo.com
Në raportin e sotëm ditor, Policia thotë se gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur 82 aksidente, prej të cilave 28 me të lënduar dhe 54 pa të lënduar.
Ndryshe, vetëm gjatë muajit korrik, nga shpejtësia e madhe në trafik kanë humbur jetën 16 qytetarë dhe mijëra të tjerë janë lënduar. Ndërsa rasti i fundit ka ndodhur tri ditë më parë, kur një djalë adoloshentë ka goditur dy këmbësorë, duke i mbytur në vend. Adoloshenti ngiste një veturë me targa të huaja.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











