Lajme

Ahmeti zyrtarisht në garë për mandatin e dytë në Prishtinë

96.8 për qind kanë votuar Pro kandidaturës së Ahmetit, ndërsa 3.2 për qind kanë votuar Kundër.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, zyrtarisht do të provojë të fitojë edhe një mandat të dytë.

Ai ka marrë përkrahjen e plotë nga partia e tij, Vetëvendosje.

Vetëvendosje ka konfirmuar përmes një njoftimi se pas votimit të anëtarësisë është shpallur rezultati përfundimtar: 96.8 për qind kanë votuar Pro kandidaturës së Ahmetit, ndërsa 3.2 për qind kanë votuar Kundër.