Lajme
Kosova i jep prioritet zhvillimit të pemëtarisë
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, buxheti i granteve dhe subvencioneve i kësaj ministrie është 46 milionë euro
Institucionet kosovare i kanë dhënë prioritet zhvillimit të bujqësisë, duke ndarë dhjetëra miliona euro subvencione për çdo vit. Ndërsa nga të gjitha kulturat bujqësore, Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është përqendruar kryesisht në zhvillimin e pemëtarisë.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, buxheti i granteve dhe subvencioneve i kësaj ministrie është 46 milionë euro.
Isuf Cikaqi është zyrtar në Ministria e Bujqësisë.
“Në përgjithësi tek të gjithë sektorët ka pas lëvizje, po do ta kisha veçu sektorin e pemëtarisë, e brenda këtij sektori, e kisha veçu nënsektorin e pemëve të imëta e cila ka pas një zhvillim më të hovshëm, sidomos te zgjerimi i sipërfaqeve të reja si me dredhëza, ashtu edhe me mjedër edhe me kultura tjera të pemëve të imëta, edhe me boronicë që ka pas sipërfaqe shumë të pakët e tash me sipërfaqe më të madhe edhe me manaferra etj”, deklaroi ai.
“Sipas analizave që ne kemi bërë sidomos te pemët e imëta, njëri prej faktorëve, se këto hynë shpejtë në prodhim, po edhe kërkesa në treg sidomos për eksport ka qenë në rritje, për pemët e imëta”, tha Cikaqi, citon RTK.
Sipas tij, mbjellja e lajthisë dhe arrës është simbolike deri tani, por që ka filluar të rritet interesimi edhe për to. Mbjellja e tyre, sipas tij, mbështetet vetëm me subvencione, pra me pagesë direkte për hektar të mbjellë.
“Sipas informacioneve, sipërfaqet janë mjaft simbolike, një ndër kulturat që kanë mas paku sipërfaqe, por që janë me interes, viteve të fundit tash ka pa interesim për ngritjen e sipërfaqes sidomos me arra… ne kemi filluar me mbështet sektorin e pemëtarisë, njëkohësisht edhe kulturën e arrës dhe lajthisë, me 400 euro për hektar”, tha Cikqi.
Para disa muajsh, u hap edhe një fabrikë në vend për përpunimin e lajthisë dhe arrës, ku pronarët e saj theksuan se sfida më e madhe është sasia e vogël e kultivimit të këtyre pemëve.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













