Lajme
Ndihmohen bujqit që kanë pësuar dëme natyrore
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i ka ndihmuar fermerët që kanë pësuar dëme nga fatkeqësitë natyrore gjatë 2011-së.
Ministri Blerand Stavileci, ka vizituar fermerët Labinot Murati në fshatin Kojskë të komunës së Lipjanit dhe Sokol Zogaj në fshatin Novosellë të komunës së Malishevës, të cilët kanë pësuar dëme nga zjarri gjatë këtij viti.
Stavileci ka deklaruar se kjo përkrahje nuk është në nivelin e duhur, mirëpo sadopak ndikon në zvogëlimin e dëmeve që u janë shkaktuar fermerëve nga fatkeqësitë e ndryshme dhe i inkurajon ata për t’i rindërtuar përsëri stallat dhe hambarët e shkatërruar.
Ai si model për tejkalimin e këtij problemi përmendi edhe krijimin e linjave për sigurimin e prodhimtarisë bujqësore tek kompanitë e sigurimeve dhe krijimin e një fondi të përbashkët me komunat për t’i përkrahur fermerët që preken nga fatkeqësitë natyrore.
Kurse, Labinot Murati nga fshati Kojskë e Lipjanit, të cilit i është djegur stalla dhe ushqimi i bagëtisë gjatë këtij viti, ka thënë se dëmi i shkaktuar sillet përreth 7 mijë euro, ndërsa vetëm Ministria e Bujqësisë është duke e ndihmuar me 1 mijë e 500 euro. “Kjo është një ndihmë është një shtytje materiale dhe morale për të punuar edhe më shumë”, ka thënë Murati, i cili ka 35 lopë qumëshore.
Ndërsa, Sokol Zogaj nga fshati Novosellë e Malishevës, ka theksuar se ndihma e dhënë nga Ministria e Bujqësisë është përkrahja e vetme që ju është dhënë atyre.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sivjet ka marrë vendim që t’ju dal në ndihmë edhe fermerëve që kanë pësuar dëme nga fatkeqësitë e ndryshme, duke ua kompensuar atyre dëmet në një masë të caktuar.
Përfitues nga kjo përkrahje janë gjithsej 36 fermerë që kanë adresuar kërkesa për kompenzim të dëmeve në Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa vlera e përgjithshme e kësaj përkrahjeje është gjithsej 48 mijë e 400 euro.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













