Lajme
Numri i shqiptarëve me trend zvogëlimi
Popullsia në Shqipëri rrezikon të bjerë më tej gjatë dekadës së ardhshme, si pasojë e kombinimit të mungesës së vendeve të punës për moshat e reja dhe lehtësisë së emigrimit drejt vendeve të zhvilluara. Sipas të dhënave demografike të Institutit të Statistikave, të cilave u referohet gazeta “Shqip”, pema e popullatës tregon se numri i shqiptarëve që do të dalin në tregun e punës do të jetë disa dhjetëra mijëra më shumë se sa numri i shqiptarëve që dalin nga tregu i punës, pasi mbushin moshën për pension dhe se kjo situatë mund të zgjasë edhe për së paku një dekadë. Dhe duke qenë se në Shqipëri nuk krijohen vende pune të mjaftueshme për të plotësuar kërkesat e të rinjve për punë, emigrimi ka gjasa të vijojë, duke lënë pas një popullatë më të vogël e më të moshuar.INSTAT tregon se për vitin 2009, shqiptarët mes moshës 15-19 vjeç janë 301 mijë vetë. Gjatë katër viteve të ardhshme këta shqiptarë do të mbushin moshën 20 vjeç dhe do të dalin në tregun e punës me një ritëm mesatar prej 75 mijë vetash në vit. Në krahun tjetër të pemës së popullatës, shqiptarët mes moshës 60 dhe 64 vjeç dhe që gjatë katër viteve të ardhshme do të dalin në pension, janë gjithsej 113 mijë vetë dhe kjo do të thotë se mesatarisht çdo vit do të dalin nga tregu i punës 28 mijë vetë.Diferenca mes atyre që hyjnë në tregun e punës me ata që dalin, afërsisht 47 mijë vetë çdo vit, ka pak gjasa që të gjejnë vend pune në ekonominë shqiptare, veçanërisht përballë faktit që rritja ekonomike gjatë viteve të ardhshme do të jetë e dobët. Rrjedhimisht, për dhjetëra mijëra shqiptarë, emigrimi drejt vendeve të pasura të Europës Perëndimore do të jetë e vetmja zgjidhje e disponueshme.Ndërkohë, numri i lindjeve ka rënë aq shumë sa emigrimi do të shkaktojë rënie të mëtejshme të popullatës banuese në Shqipëri.Edhe në periudhën mes viteve 2015 dhe 2019, situata nuk pritet të përmirësohet. Numri i shqiptarëve që sot janë mes 10 dhe 14 vjeç, është aktualisht 272 mijë vetë, gjë që do të thotë se në tregun e punës mes viteve 2015 dhe 2019, do të hyjnë mesatarisht 68 mijë vetë në vit. Shqiptarët mes moshës 55 dhe 59 vjeç, të cilët do të dalin në pension pas katër vitesh, numërohen aktualisht 147 mijë vetë. Numri i atyre që dalin nga tregu i punës mund të jetë rreth 37 mijë vetë në vit. Diferenca mes atyre që hyjnë në tregun e punës dhe atyre që dalin, do të ulet në rreth 30 mijë vetë.
Bazuar në të dhënat paraprake të regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave 2011, rezulton se popullsia e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve.
/Albinfo.ch & Top-Channel/
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit