Bota
Dy të vdekur nga të shtënat në një klub nate në Konstancë
Zjarri nga një ose më shumë persona ka lënë "disa të plagosur", sipas hetuesve
Dy të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci tragjik i një konflikti me armë zjarri që ka ndodhur në natën mes të shtunës dhe të dielës në një klub nate në Konstancë, në jug të Gjermanisë, pranë kufirit të Zvicrës, ka bërë të ditur policia lokale. Rrethanat e incidentit mbeten të paqarta.
Një person, shtetas irakian 34 vjeçar ka shtënë në mënyrë të pakontrolluar me ç`rast ka plagosur një të pranishëm, i cili pastaj nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Në vazhdim ka vdekur edhe sulmuesi si pasojë e shkëmbimit të të shtënave me policinë.
Zjarri nga një ose më shumë persona ka lënë “disa të plagosur”, sipas hetuesve. Policia është kontaktuar pas mesnatës, rreth orës 4:30, sipas një zëdhënësi. Autori ose autorët ishin larguar “nga zona e rrezikshme”, nuk është specifikuar nëse ata u arrestuan.
Të shtënat kanë shkaktuar panik në ndërtesën ku ndodhi ngjarja, klientët e diskotekës janë parë duke vrapuar për të ikur ose për t’u fshehur në vende të ndryshme. Sipas mediave gjermane, policia ka arritur në vendngjarje dhe ka rrethuar diskotën, e cila është në një zonë industriale, me forca speciale të ndërhyrjes dhe një helikopter.
Policia përjashton mundësinë që ky sulm të ketë motiv terrorist.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












