Lajme
Kosova në prag të kolapsit energjetik
Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj ka thënë se Kosova është në prag të një kolapsi energjetik pasi ka vetëm edhe dy javë rezerva të qymyrit për të prodhuar energji elektrike
Ekspertët e pavarur energjetikë, ashtu si dhe drejtuesit e Kompanisë Energjetike të Kosovës (KEK), kanë paralajmëruar krizë energjetike, nëse brenda dy javëve nuk hapen horizonte të reja të mihjes për qymyr. Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj ka thënë se Kosova është në prag të një kolapsi energjetik pasi ka vetëm edhe dy javë rezerva të qymyrit për të prodhuar energji elektrike.
Gjukaj ka alarmuar se në stoqet e KEK-ut ka rezerva të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike edhe për dy javë, ndërsa zyrtarë të Ministrisë së Ambientit thonë se shpronësimi i pronave, aty ku ndodhet qymyri, zgjatë deri në tre muaj.
Ekspertët e pavarur energjetikë thonë se deri tek ky kolaps mund të vije për shkak se Qeveria e Kosovës nuk mori vendim për të shpronësuar pronën private nga ku duhet të nxirret linjiti ka sjellë punën deri tek kjo krizë.
Në anën tjetër as në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik nuk flasin nëse kanë para për import të rrymës.
Importi i energjisë elektrike Kosovës do t’i kushtonte miliona euro. Por, nuk ka një statistikë të saktë të vlerës monetare. Kjo pasi varët nga disa faktorë, çmimi lëvizë në bursë pasi që varet se nga cila kompani blihet energjia, koha e blerjes, kërkesa në rajon, prodhimi në rajon.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










