Lajme
I zbutet dënimi gjeneral Selimit
Këtë njoftim e ka bërë avokati Tomë Gashi, duke shtuar se Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e avokatëve të gjeneral Selimit

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka zbutur dënimin ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, duke e shpall të pafajshëm për përgjegjësi komanduese për pikat e aktakuzës për të cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtor.
Këtë njoftim e ka bërë avokati Tomë Gashi, duke shtuar se Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e avokatëve të gjeneral Selimit.
“Z. Selimi shpallet pjesërisht i pafajshëm me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme e Kosovës ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2016 duke e ndryshuar këtë aktgjykim dhe duke e zbritur dënimet me aktgjykimet e mëhershme. Ne, avokatet e Z. Selimi do të vazhdojmë mbrojtjen e tij duke kërkuar pafajësinë e plotë ngase ai më herët është dënuar për qëllime politike, dhe pa asnjë prove kredibile”, ka thënë Tomë Gashi.
E-Diaspora
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe 20 vajza dhe djem shqiptarë nga diaspora në Zvicër po marrin pjesë në edicionin e Shkollës...
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës!
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
-
Enesi shënon sukses në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
Jeta në Austri
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem Punonjësit që punojnë në ambiente të hapura do të përfitojnë nga mbrojtje më e mirë ndaj...
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme