Lajme
Epitech hap kampin e studimeve në Tiranë, rezervon 10 vende për studentë nga diaspora
Epitech është një nga 20 shkollat e IONIS GROUP, që është grupi më i madh i arsimit të lartë privat në Francë.
Pas rrugëtimit të suksesshëm të dijes në 12 qytete të Francës dhe në Kinë, këtë vit profesorët e Epitech do të barten edhe në Barcelonë, Berlin, Bruksel dhe në Tiranë të Shqipërisë.
Me këtë rast Epitech hap dyert edhe për studentët nga diaspora, duke rezervuar 10 vende.
“Po ashtu do të jenë të rezervuara 10 vende për studentë nga Maqedonia dhe 5 prej tyre për studentë nga Lugina e Preshevës”, thotë për albinfo.ch Armend TAHIRAJ, drejtor i Epitech për Ballkan.
Strategjia e grupit është ndërkombëtarizimi në mënyrë multidisiplinore: duke zhvilluar partneritete të universitetit, duke mundësuar shkëmbime për studentë/pedagogë, me detyrimin për të mësuar anglisht, me projekte ndërkombëtare.
IONIS ka më shumë se 250 marrëveshje rreth botës dhe çdo shkollë, në përputhje me metodat specifike të mësimdhënies, krijon lidhje të forta me universitetet jashtë vendit.
Po ashtu ka zhvilluar marrëveshje bashkëpunimi me 39 universitete në gjithë botën.
Epitech u propozon një shumëllojshmëri të madhe destinacionesh studentëve të tij, që të zhvillojnë kompetenca të reja, në një mjedis kulturor të ndryshëm.
“Epitech nuk është as shkollë teknologjie e as një shkollë inxhinierie, por ofron një model tërësisht inovativ, në të njëjtën linjë me botën e zhvillimit pa ndërprerje të teknologjisë së informacionit”, thotë presidenti i “Ionis Grupit”, Marc Sellam.
Duke u anëtarësuar në programin ERASMUS, Epitech dëshiron të inkurajojë lëvizjen e studentëve të tij dhe favorizon barazinë e mundësive, qoftë për vazhdim studimesh apo stazhe.
Modernizimi i Epitech është pjesë e politikës së tij të ndërkombëtarizimit dhe ka përfshirë dimensionin ndërkombëtar në kurset e tij, i cili përbën një aspekt thelbësor.
“Epitech është një institucion i arsimit të lartë, pjesë e Grupit IONIS, i cili formon 26.500 studentë çdo vit dhe ka një numër prej 60,000 ish-studentësh, të cilët janë tashmë në funksione pune të rëndësishme në biznese. Përveç anës teknike dhe profesionale të formimit të tyre, viti i specializimit në Epitech u jep atyre gjithashtu mundësinë e të qenit pjesë e gjithë komunitetit të sipërpërmendur”, thotë Fabrice Bardèche, zëvendëspresident i “IONIS Education Group”.
Në kuadër të programit ERASMUS, pedagogët e Epitech gjithashtu kanë mundësinë e mësimdhënies në një tjetër vend evropian.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













