Bota
Azilkërkuesit konvertohen në të krishterë që të mbeten në Zvicër
Një numër gjithnjë e më i madh i refugjatëve myslimanë po deklarohen si të krishterë në Zvicër. Ata shpresojnë që si të krishterë nuk do të kthehen në vendet e tyre.
Një prirje nga Gjermania arrin në Zvicër. Ndërsa vendësit largohen nga kishat e krishtera, refugjatët kërkojnë strehim pranë tyre. Ndër të konvertuarit janë kryesisht iranianë dhe afganë. Shumë njerëz pagëzohen si të krishterë në Zvicër, shkruan “NZZ am Sonntag”, përcjell albinfo.ch.
Në veçanti, një ceremoni e këtillë bëhet në kishën ungjillore “Freikirchlichen”. Ata organizojnë klasa biblike ose kurse përgatitore pagëzimi.
Në Aarau, Bernë, Stans dhe Cyrih shërbimet e adhurimit janë përkthyer në të njëjtën kohë në persisht. Vëzhguesit po flasin për një rritje të qëndrueshme në konvertimet gjatë dy apo tre vjetëve të fundit.
Azilkërkuesit myslimanë, të cilët po bëhen të krishterë në Zvicër, po përballen me çështje të vështira të emigracionit. Çfarë ndodh nëse të konvertuarit vetëm e ndryshojnë besimin, sepse shpresojnë se kanë shanse më të mira gjatë procedurave të azilit? Ata pastaj mund të pretendojnë të persekutohen si të krishterë në vendet e origjinës, si Irani. Megjithatë, shumë njerëz dështojnë në përpjekjen për t’i bindur autoritetet për ndryshimet e tyre fetare.
Kështu Sekretariati Shtetëror për Migracionin shkruan për refuzimin e aplikimit për azil të një familjeje iraniane, e cila kërkoi azil dhe pretendoi konvertimin në krishterim. Kjo në parim ngre pyetjen nëse ndryshimi i fesë bëhet në të vërtetë për arsye fetare ose vetëm për të fituar të drejtën e banimit në këtë mënyrë.
Gjykata Federale Administrative, në rastin e vendimeve të azilit, merret me konvertimet, sipas “NZZ am Sonntag”, rreth 30 herë në vit.
Shumë raste kanë të bëjnë me iranianët, sirianët, afganët dhe afrikanët e veriut. Megjithatë, shumë rrallë gëzojnë të drejtën e tyre të azilit në Zvicër.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












