Lajme
Kontributi për Kosovën, nga mërgata e Kosovës
MIDWEB dallon nga programet tjera për faktin se për angazhim në Kosovë rekruton vendës dhe jo ndërkombëtarë, siç ndodh në rastet tjera

Roli i diasporës në Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, me fokusim në Kosovë, ka qenë korniza e debatit të zhvilluar në tryezën e rrumbullakët, të organizuar nga IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracion) në partneritet me portalin informativ Albinfo.ch.
Ndërsa programi i IOM për angazhim vullnetar në Ballkanin Perëndimor MIDWEB, i prezantuar këtu, ka tërhequr pothuaj gjithë vëmendjen e pjesëmarrësve në debat.
Në panel të tryezës merrnin pjesë Barbara Burri (SOLIDAR Suisse), Osman Osmani (ProIntegra/UNIA), Naser Morina (Hulumtues në psikiatri në Zvicër dhe Prishtinë) dhe Katharina Schnöring (Shefe e zyrës së IOM në Bernë), ndërsa prezantimin e programit MIDWEB e ka bërë përgjegjësi për operacione në IOM Florian Braendli.
Katharina Schnöring nga IOM ka bërë hapjen e tryezës dhe ka orientuar të pranishmit rreth temës së debatit. Ajo, në vija të trasha ka bërë të njohur edhe angazhimin e organizatës që përfaqëson, sa i përket zhvillimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht të Kosovës.
Duke prezantuar programin MIDWEB, përgjegjësi për operacione në IOM Florian Braendli ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një mundësi punësimi, por për një angazhim vullnetar, të kufizuar në kohë, një mundësi për transfer të dijes dhe përvojës në vendet e tyre të lindjes, nga personat me qëndrim në Zvicër. “Janë angazhime që zgjasin nga dy javë deri në dy muaj, me ç`rast personat e interesuar, që plotësojnë kushtet e kërkuara, japin kontributin e tyre në vendin e prejardhjes. Ata do të marrin vetëm një kompensim për shpenzimet e qëndrimit dhe të rrugës. Lidhur me lëmenjtë e punës, Braendli ka thënë se kjo përcaktohet në varësi nga kërkesat ose nevojat e institucioneve ose ndërmarrjeve në vendet përkatëse.
© albinfo.ch
Një profil tjetër programesh ka prezantuar psikiatri Naser Morina. Ai ka folur për projektin e një grupi psikologësh shqiptarë dhe zviceranë, të realizuar në Kosovë dhe në Zvicër rreth traumave që ka lënë lufta te fëmijët. Si një shembull tjetër Morina ka përmendur edhe projektin “Bunateka”, përmes të cilit janë ngritur një numër bibliotekash shkollore në disa fshatra të Kosovës.
“Punën që e bëjmë ne në Zvicër, mund ta bëjnë njësoj edhe shumë të tjerë, por kur ne po këtë punë e bëjmë në Kosovë, atje zë vend më meritor, lë gjurmë”, ka thënë Naser Morina. Ndërkaq, për programin MIDWEB ai ka thënë se dallon nga programet tjera të realizuara në Kosovë për faktin se ata që rekrutohen, janë vendës (të mërguar) dhe jo ndërkombëtarë, siç ndodh me pothuaj të gjitha projektet tjera.
Barbara Burri në diskutimin e saj është marrë me projektet e ndryshme që ka realizuar ose po i realizon në Kosovë. Ajo ka theksuar nevojën reale që ka shoqëria dhe ekonomia kosovare për projektet e tilla. Por, Burri ka shpalosur me këtë rast edhe problemet me të cilat ballafaqohen ata që nisin projekte në Kosovë. Sidomos kur bëhet fjalë për projekte lidhur me diasporën, gjen shprehje qasja burokratike ose përçmimi drejtuar njerëzve të diasporës, ka thënë veç tjerash znj. Burri.
Edhe Osman Osmani, duke rrahur temën e kontributit të diasporës në Kosovë, ka folur me tone kritike për qasjen jo adekuate të shoqërisë dhe sidomos të institucioneve të Kosovës kundrejt mërgatës. Si disa nga rastet kur është shprehur kjo sjellje, Osmani ka përmendur miratimin e ligjit mbi mërgatën pa pjesëmarrjen e mërgatës dhe mungesën e një kuote në Kuvendin e Kosovës për mërgatën.
© albinfo.ch
Në vazhdim të pranishmit kanë zhvilluar një debat të gjallë, duke u përqendruar pothuajse vetëm në programin MIDWEB. Sipas një pjese të debatuesve, shtrohen ca pyetje shtesë për aspekte të zbatimit në praktikë të këtij projekti. Disa prej tyre kanë thënë se ky program mbështetet në presupozimin e idealizmit te kandidatët, ndërkohë që koha e idealizmit të kosovarëve ka kaluar.
Gjatë tryezës, ka pasur edhe propozime për specifikimin dhe plotësimin e ofertës.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?