Lajme
Bani Ki-moon përshëndet IBM-në
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka përshëndet arritjen e marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai pret se kjo do të hap rrugën për normalizimin e situatës në pikëkalimet në Bërnjak dhe Jarinjë. Poashtu Ban Ki-moon ka shprehur besimin se në sajë të marrëveshjes së arritur, “në mënyrë paqësore do të riinstalohet liria lëvizjes”.
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Martin Nesirky, ka bërë të ditur se Ban Ki-moon u ka bërë thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë të zhvillojnë dhe të zbatojnë marrëveshjen e bazuar në konkluzat e IBM-së, “të cilat janë në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së”.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka kërkuar gjithashtu që të gjitha palët të respektojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe “të mbështesin uljen e tensioneve në terren”.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










