Lajme
Gjenevë: Debat mbi rolin i diasporës në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor
Tryeza e organizuar nga IOM-Bernë, albinfo.ch si dhe UPSH, mbahet më 6 dhjetor, në ora 18:00, në Chemin Surinam 7, Gjenevë
Nesër do të mbahet një tryezë e rrumbullakët për rolin e diasporës në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.
Të ftuarit special do të jenë Znj. Silvija Bucaj Shehu (kriminologe, e involvuar në Kosovë), Z. Ismet Hamiti (specialist në telekomunikacion) si dhe Znj. Shqipe Shehu Brovina (psikiatre e specializuar në Gjenevë).
Të gjithë ata që janë të intersuar për një kontribut janë të ftuar të marrin pjesë.
Përveç diskutimit, secili do të ketë rastin të informohet mbi programin MIDWEB. Ky program zbatohet nga IOM-Bernë dhe ka për qëllim t’u japë mundësinë njerëzve të angazhohen vullnetarisht në Ballkanin Perëndimor për disa javë dhe ofron mundësi të veçanta për kontributin në zhvillimin e rajonit (http://www.tvrmidweb.org/).
IOM Bern, UPSH si dhe platforma mediale albinfo.ch ju mirëpresin me kënaqësi nesër, e martë 6 dhjetor, në ora 18.00.
Bisedimet e tryezës së rrumbullakët që do të vazhdojnë me aperitiv në lokalet e Universitetit Popullor Shqiptar, në adresën: 7 Chemin Surinam në Gjenevë.
Data dhe koha: E martë, 6 dhjetor 2011, ora 18.00
Gjuha: Frëngjisht dhe shqip
Hyrja: Pjesëmarrja është e lirë
Vendi: Universiteti Popullor Shqiptar, 7,
Chemin Surinam, Gjenevë
Regjistrimi/Info: Ju lutem regjistrohuni në:
International Organization for Migration (IOM)
Thunstrasse 11, Kutia postale 216, 3000 Bern 6, Zvicër
Tel: +41 31 350 82 14
Fax: +41 31 350 82 15
Email: [email protected]
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













