Lajme
Kur motivi mposht hendikepin
Në ekranet e RTK-së shoh një nxënës të ulur në rreshtin e parë jo vetëm duke shkruar, por duke konstruktuar një trup gjeometrik (paralelopiped) dhe atë duke dalluar me vijë të ndërprerë brinjët e jashtme (të dukshme) nga ato të brendshmet (të padukshmet).
Djali nuk shkruante me dorë as të djathtë e as të majtë. Ato nuk i kishte që nga lindja. Një kombinim i gabueshëm gjenetik e kishte lënë pa gjymtyrët aq të domosdoshme për njeriun.
Duart i kishte kompenzuar me këmbë. Ai shkruante dhe konstruktonte me këmbë më mirë se shumëkush tjetër me duar, mungesën e të cilave ai e kompenzonte me përkushtim impresionues. Ai kishte një të metë të rëndë fizike, por edhe një përparësi të rrrallë kognitive – përkushtimin, koncentrimin, këmbëngultësinë. Me përkushtimin që e karakterizonte ai e kishte mposhtur që në fëmijëri hendikepin e rëndë – pasojë e kombinikimit të gabueshëm përkatësisht moskombinimit të duhur gjenetik.
Me përkushtim e kishte mundur të metën faktkeqe të natyrës, por, vallë, a do të mund ta mundë edhe të metën e quajtur mospërkushtim shoqëror, kushte të rënda socialo-ekonomike, mosprospreitet?
Djaloshi impresionues kishte përrkrah edhe një mësues të dashur, i cili arsimimin për punë adekuate me raste të tilla e kishte kompenzuar me një përkushtim për lakmi. Nxitja dhe kurajimi për nxënësin e tij ishin të veçanta, jo vetëm si fjalë të thëna bukur, por mbi te gjitha si fjalë të thëna nga thellësia e shpirtit. Ai i gëzohej përparimeve të nxënësit siç do t’i gëzohej përparimeve të fëmijës së tij.
Me përkushtimin shembull ai s’mund t’i krijonte ndonjë karrikë të veçantë nxënësit të tij të dashur, as nuk mund t’i ofronte kushte të tjera të veçanta, të cilat do të mund t’i kishin nxënësit me nevoja specifike si në ndonjë vend të përparuar si Zvicra apo vendet skandinave.
Por, unë besoj, se ne lexuesit e albinfo.ch do të mund të hapnin një xhirollogari për ndihmë djaloshit imprsionues, nga e cila atij do t’i blehej ndonjë karrikë e veçantë, do të mund t’i financohej shkollimi dhe, eventualisht, vendosja e protezave në Spitalin Universiar të Cyrihut…
Xhirollogarinë do të mundë ta mbikëqyrte, p.sh. ndonjë organizatë humanitare apo një komitet ad hoc i lexuesve të albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










