Lajme
Kosovë, kërcënimi nga sulmet terroriste mbetet i lartë
Për shkak të veprimtarive kundër terrorizmit nga Policia e Kosovës si dhe sistemit të drejtësisë, numri i kosovarëve që i janë bashkuar ISIS-it nga vitit 2015, ka rënë ndjeshëm. Megjithatë, kërcënimi nga sulmet terroriste mbetet i lartë

Numri i kosovarëve që u janë bashkuar grupeve ekstremiste islamike në Lindjen e Mesme ka rënë dukshëm nga vitit 2015, megjithatë kërcënimi për sulme terroriste mbetet i lartë. Kështu u tha të mërkurën në publikimin “Analiza e Pulsit Publik mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, që u zhvillua nga USAID dhe UNDP.
Studimi i këtyre dy organizatave amerikane, analizon perceptimet e kosovarëve lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe qëndresën e shoqërisë kosovare ndaj presioneve të brendshme dhe të jashtme që ndihmojnë depërtimin e ideologjive fetare ekstremiste dhe mënyrat se si institucionet mund ta rrisin këtë qëndresë.
Për këtë studim u organizuan tre grupe të fokusit në Prishtinë, Gjilan dhe Han të Elezit, u tha në konferencën për media mbajtur në Prishtinë.
Sipas gjetjeve në terren, “kosovarët konsiderojnë se format ekstreme ose radikale të Islamit ndikojnë në Kosovë dhe se Kosova mund të bëhet objekt i sulmeve terroriste”.
“…Për shkak të veprimtarive kundër terrorizmit nga Policia e Kosovës si dhe sistemit të drejtësisë, numri i kosovarëve që largohen nga Kosova për t’u bashkuar me ISIS-it dhe grupet e tjera ekstremiste ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015. Megjithatë, rezultatet nga grupet e fokusit sugjerojnë se perceptimi i kërcënimit të sulmeve terroriste është më i lartë se gjatë viteve të mëparshme”, thuhet në raportin e UDP-së dhe USAID-it.
Rezultatet nga grupet e fokusit gjithashtu sugjerojnë se ndikimi i grupeve ekstremiste është i vazhdueshëm dhe se numri i zvogëluar i njerëzve që bashkohen me grupet ekstremiste në Lindjen e Mesme nuk është një tregues i nivelit në rënie të kërcënimit.
Ky studim ka gjetur disa faktorë shtytës dhe tërheqës që mundësojnë radikalizimin.
“Faktorët kryesor të shtytjes janë zhgënjimi me punën e ekzekutivit, institucionet legjislative dhe gjyqësore të Kosovës, ndjenjën e izolimit, si dhe krizën e identitetit dhe indoktrinimin ekstremist, papunësia, varfëria dhe kushtet e tjera socio-ekonomike, veçanërisht sistemi i dobët të arsimit. Këto ndjekin korrupsionin institucional, mungesën e aktiviteteve të organizuara për të rinjtë, dhe stigmatizimin shoqëror të besimtarëve konservatorë…”, thuhet në raport.
Përveç kësaj, sipas Analizës…, faktorët specifik për femrat përfshijnë detyrimin e grave të martuara për t’u bashkuar me burrat e tyre dhe indoktrinimin nëpërmjet mësimeve joformale ose fetare në internet dhe me të afërmit e radikalizuar, kryesisht për shkak të mungesës së aktiviteteve alternative në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).
Një e gjetur interesante është se gratë kanë një potencial të madh për të ndihmuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, sepse vërejnë shenjat e radikalizimit të anëtarëve të familjes në fazat e tyre të hershme.
“Në të njëjtën kohë, ata mund të jenë shumë të cenueshëm, sepse shpesh ekspozohen ndaj burimeve alternative të edukimit fetar, duke përfshirë anëtarët meshkuj të familjes dhe internetit. Në përgjithësi, gratë janë më të moderuara se burrat, por mungesa e qasjes nuk u lejon atyre të ndikojnë në procese, posaçërisht në kuadër të BIK-ut”, thekson raporti.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë Rreth 630,000 persona të moshës pesë vjeç e lart në Austri nuk dinë të notojnë, njoftoi...
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?