Lajme
Marrëveshje në parim për kufirin, pritet konfirmimi
Lajmin e ka konfirmuar shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.
Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë raportohet të kenë arritur një marrëveshje në parim për menaxhimin e integruar të kufirit në procesin e bisedimeve të zhvilluara sot gjatë ditës në Bruksel.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.
Ajo tha se kjo marrëveshje ende nuk është konfirmuar. Sipas Edita Tahirit, me menaxhimin e integruar të kufirit, përfshihen 6 vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë. Me këtë marrëveshje, sipas saj, janë mbrojtur interesat kombëtare të Kosovës dhe është respektuar Kushtetuta e Kosovës.
“Duke pasur parasysh qëndrimin konstruktiv të Kosovës në këto bisedime, tash pritet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave dhe marrëdhëniet kontraktuale me Kosovën”, ka deklaruar Edita Tahiri.
Bisedimet ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë vazhduan edhe të premten, në ditën e tretë, në Bruksel. Ndërmjetësues në këtë dialog është Bashkimi Evropian.
Raundi maratonik i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar deri në mbrëmjen e së premtes në Bruksel, në kohën kur burime të Bashkimit Evropian thoshin se palët janë jashtëzakonisht afër arritjes së marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.
Dialogu kishte rifilluar në orët e pasdites pasi që mbrëmë ishte ndërprerë diku kah mesnata, ndërsa pala kosovare e përfaqësuar nga Edita Tahiri kishte thënë se Prishtina ka pranuar marrëveshjen, porse Beogradi nuk e kishte pranuar atë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











