Lajme
Qeveria nuk mbron prodhuesit e vendit?
Qeveria, nuk po e ndjek asnjë rrugë në mbrojtje të biznesit vendës edhe përkundër faktit që e ka mundësinë e kushtëzimit të vendeve që eksportojnë drejt Kosovës.
Sipas ekspertëve ekonomikë dhe shoqërisë civile, vende prej të cilave importon është e lehtë të gjenden, por jo tregje për të eksportuar, prandaj Kosova duhet të shfrytëzojë mundësinë për t’i kushtëzuar vendet tjera që të mbrojë biznesin vendor.
Lumir Abdixhiku, drejtor në institutin “Riinvest”, ka thënë për “Zërin” se problemi i fundit është ai me Maqedoninë, ku është bërë bllokadë ndaj kompanisë “M&Sillosi”, e cila ka eksportuar miell në atë shtet, ku për disa muaj ka qenë i bllokuar eksporti, kurse Qeveria jonë ka pasur një neglizhencë totale.
Ai ka thënë se kjo paaftësi e Qeverisë nuk ka asnjë arsyetim, ngase Kosova nuk ka pasur nevojë të paralajmërojë Maqedoninë se do të marrë masa, këtë ditë apo atë ditë, sepse Maqedonia ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s.
Avni Zogiani, drejtues i organizatës “Çohu”, ka thënë se të gjitha këto bllokada janë bërë nga qëndrimi i Qeverisë e cila po e sheh veten si inferiore. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të mbajë qëndrim, ngase Kosova është ajo që importon.
Sipas tij, Kosova ka potencial për t’i kushtëzuar vendet tjera, e jo ato ta kushtëzojnë Kosovën.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










