Lajme
Lunacek, thotë se ndarja e Kosovës nuk është opsion
Serbia mund të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian vetëm pasi të ketë zbatuar marrëveshjet e arritura me Kosovën në dialogun Prishtinë-Beograd”, ka deklaruar raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek gjatë mbledhjes së Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Parlamentin Evropian, për raportin e saj për integrimin evropian të Kosovës, i cili hedh poshtë çdo mundësi për ndarjen e vendit.
Duke folur përpara anëtarëve të komisionit, Lunacek ka thënë se dialogu për vizat është esencial për qytetarët e Kosovës, pavarësisht se cilës etni i përkasin, transmetojnë mediat.
“I bëra thirrje 5 vendeve që nuk kanë njohur ende Kosovës, ta njohin atë dhe bëra të qartë se ndarja e Kosovës nuk është një opsion. Qeveria serbe po shtyn zbatimin e marrëveshjeve me shpresën që të mos bëjë shumë, por dhe pse mbështes statusin kandidat për Serbinë, kjo do të arrihet vetëm nëse serbët zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialog”, ka thënë Lunacek.
Raportuesja për Kosovën i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit dhe medias, si dhe të punojë fort me shoqërinë civile, ndërsa theksoi e mbrojtja e dëshmitarëve mbetet ende një problem.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










