Bota
Dënohen vendet evropiane që nuk pranojnë refugjatë
Disa nga shtetet e Evropës Lindore, kryesisht Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, njoftojnë në mënyrë të qartë se nuk do të respektojnë planin për pranim të emigrantëve
Bashkimi Evropian si duket e ka marrë me seriozitet zbatimin e politikës së kuotave të detyrueshme për shtetet anëtare.
Nëse ndodh e kundërta, vendet do të përballen me dënime nga BE-ja.
“Javën e ardhshme do të trajtohen procedurat për shkelje të kontratës. Nuk është vendosur ende për këtë, por unë jam i qartë se do të ketë masa të tilla”, tha Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian për “Der Spiegel”.
Plani i shpallur nga Komisioni Evropian në vitin 2015 detyron shtetet anëtare të BE-së për të pranuar një pjesë të 160.000 emigrantëve, kryesisht nga Siria, Eritrea dhe Iraku, të cilët janë të vendosur në Greqi dhe Itali në bazë të kuotave në varësi të madhësisë së tyre dhe fuqisë ekonomike.
Megjithatë, disa nga shtetet e Evropës Lindore, kryesisht Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, njoftojnë në mënyrë të qartë se nuk do të respektojnë planin për pranim të emigrantëve, transeton albinfo.ch.
Komisioni Evropian deri më tani ka bërë të ditur në mënyrë të përsëritur se nuk do të tolerojë mospërfilljet e planit dhe do të kërkojë nga vendet që deri në qershor të fillojnë të pranojnë emigrantë në përputhje me kuotat e përcaktuara.
Komisioni ka njoftuar tashmë se do të ketë sanksione për ata që nuk respektojnë planin.
Juncker në një deklaratë për “Spiegel” thekson se ai vetë e ka “humbur durimin”, duke shtuar se duhet të merren “masa drastike” për të filluar procedurat ligjore në të gjitha vendet anëtare të BE-së.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











