Lajme
Buxheti për turizëm sa rroga vjetore e disa zyrtarëve të lartë
Në mungesë të mjeteve financiare, përfaqësuesit e Kosovës nuk kanë marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i mbajtur në Londër ditë më parë.
Ky panair që konsiderohet ndër më të rëndësishmit në nivelin botëror për fushën e turizmit, mblodhi përfaqësuesit e shumë vendeve të botës, përfshirë edhe të gjitha vendet e rajonit.
“Për arsye të mungesës së mjeteve financiare, këtë vit nuk kemi mundur të marrim pjesë në panairin turistik ‘ExCel’ në Londër”, ka thënë Nijazi Shala, drejtor i Departamentit të turizmit në Ministrinë e Tregtisë, raporton Koha Ditore.
Njohësit e çështjeve të turizmit vlerësojnë se me këtë fakt vërtetohet se Qeveria nuk ka asnjë interesim për sektorin e turizmit. Disa madje e krahasojnë buxhetin për turizëm me pagat vjetore të disa zyrtarëve dhe të menaxherëve të agjencive dhe ndërmarrjeve publike.
Ndërkohë, në kuadër të linjave financiare të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, kabineti qeveritar vazhdon të ndajë mjete financiare për Departamentet e turizmit, i cili për këtë vit ka arritur të organizojë vetëm një panair promovues.
Me Ligjin e buxhetit të këtij viti të miratuar në mars, ky departament ka pasur në dispozicion 136 mijë euro, të cilat kanë qenë të përcaktuara për linjat e shërbimeve dhe mallrave dhe investimeve në projekte kapitale. Kabineti qeveritar muaj më vonë ia ka tërhequr edhe 100 mijë euro nga ndarjet e përgjithshme të sivjetme për këtë departament, duke e lënë të operojë gjatë tërë vitit me vetëm 36 mijë e 505 euro në arkë. E derisa puna efektive e këtij departamenti orientohet te promovimi i turizmit kosovar, rezultatet nuk shihen askund.
Zek Çeku, ekspert i çështjeve të turizmit, vlerëson se defekti në promovimin e turizmit në Kosovë nuk qëndron te Departamenti, por te mosinteresimi i Qeverisë për të investuar në këtë sektor.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










