Bota
Dridhet Gjiri Persik, fillon “lufta” diplomatike me Katarin
Edhe pse Katari është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër ISIS, qeveria e Katarit vazhdimisht mohon akuzat për udhëheqësit shiitë irakianë për mbështetje financiar të grupit terrorist.
Gjashtë vendet arabe, përfshirë Arabinë Saudite dhe Egjiptin, kanë shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar për destabilizimin e rajonit. Ata akuzojnë Dohan për mbështetjen e grupeve xhihadiste, duke përfshirë Shtetin Islamik ISIS dhe al-Qaedan, ndërsa autoritetet e Katarit hedhin poshtë akuzat.
Ky veprim i paprecedent është një sinjal i sherrit të madh mes vendeve të fuqishme të Gjirit, të cilat janë edhe aleatë të ngushtë të SHBA-së. Ngjarja po zhvillohet në një periudhë të tensioneve gjithnjë e më të mëdha në mes të vendeve të Gjirit dhe fqinjit të tyre, Iranit. Sauditët pohojnë se Katari bashkëpunon me milicinë proiraniane, transmetojnë mediat botërore.
Hetuesit amerikanë besojnë se hakerët rusë hynë pa u diktuar në Agjencinë Shtetërore të Lajmeve në Katar dhe vendosën një raport të rremë, që kontribuoi në krizën mes aleatëve amerikanë në Gjirin Persik.
Sipas mediave amerikane, FBI ka dërguar një ekip hetuesish në Katar për të ndihmuar qeverinë e këtij vendi që të hetojnë sulmin kibernetik.
Bahrain ishte i pari që shkëputi marrëdhëniet me Katarin, e ndjekur nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti, Jemeni dhe Libia. Autoritetet saudite thanë se qëllimi i një veprimi të tillë është “mbrojtja e sigurisë kombëtare nga rreziqet prej terrorizmit dhe ekstremizmit”. Të tri vendet e Gjirit kanë dhënë një periudhë prej dy javësh, në të cilat shtetasit e Katarit duhet të largohen nga këto vende. Përveç kësaj, linjat ajrore “Etihad Airways”, “Emirates” dhe “Fly Dubai” thuhet se do të pezullojë të gjitha fluturimet për dhe nga kryeqyteti i Katarit, Doha. Aleatët e Gjirit kanë mbyllur edhe hapësirën ajrore për “Qatar Airways”, i cili, nga ana tjetër ka pezulluar të gjitha fluturimet për në Arabinë Saudite.
Dy javë më parë, disa vende arabe kanë bllokuar faqet e lajmeve nga Katari, duke përfshirë edhe ndikimin e Al Jazeera.
Prapa këtyre zhvillimeve janë dy faktorë kryesorë – lidhjet e Katarit me grupet islamike dhe roli i Iranit, rivali më i madh rajonal i Arabisë Saudite.
Edhe pse Katari është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër ISIS, qeveria e Katarit vazhdimisht mohon akuzat për udhëheqësit shiitë irakianë për mbështetje financiare të grupit terrorist. Doha është edhe objektiv i kritikave për shkak të mbështetjes dhe lidhjet me grupin terrorist al-Nusra, i cili është i lidhur ngushtë me al Kaedën.
Katari është në mesin e ekonomive të pasura 22-anëtarëshe të Ligës Arabe dhe është vendi i katërt pas Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Vendi gjithashtu është nikoqire e bazës ushtarake amerikane me 10 mijë trupa të SHBA-së që përdorin bazën ajrore “Al-Udeid.”
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












