Lajme
Parlamenti Evropian refuzon ndarjen e Kosovës
Parlamenti Evropian do të diskutojë të martën në Bruksel, në një seancë të Komitetit për Politikë të Jashtme, për raportin për integrimet evropiane të Kosovës, të përgatitur nga raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, deputete e të gjelbërve austriakë në Parlamentin Evropian.
Ajo tashmë ka dorëzuar draftin e këtij raporti, kopjen e të cilit e ka siguruar edhe “Koha Ditore”.
Në këtë raport, që është në formën e mocionit për rezolutë, Parlamenti Evropian pritet që qartë të refuzojë çfarëdo mundësie për ndarje të Kosovës, duke rikujtuar edhe në rezolutat e mëparshme të këtij Parlamenti, ku një ide e tillë ishte hedhur poshtë.
Parlamenti Evropian vazhdon të jetë institucioni i vetëm i BE-së, i cili e trajton Kosovën si shtet të pavarur, megjithëse nga diplomacia serbe janë shtuar presionet që ky trajtim të ndryshojë dhe që Parlamenti, ashtu siç bëjnë Këshilli dhe Komisioni, të ketë një qëndrim “neutral ndaj statusit”, që do të thoshte të mos e trajtojë Kosovën si shtet.
Në këtë raport, duke rikujtuar se pavarësia e Kosovës është njohur nga 87 shtete deri më tash, në përfshirë në këto njohje edhe 22 anëtare të BE-së, thuhet se “do të mirëpritej njohja e pavarësisë nga 5 shtetet e mbetura të Bashkimit Evropian“. Kjo fjali duket se paska zbutje krahasuar me Rezolutën e mëparshme me të cilën shtetet e BE-së ishin ftuar që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Në pjesën ku flitet për rolin e BE-së në Kosovë dhe perspektiven evropiane të Kosovës në këtë projektrezolutë përkujtohet se “Strategjia e BE-së për ta bërë perspektivën evropiane të prekshme edhe për Kosovën nuk ka qenë e suksesshme deri më tash dhe pak rezultate janë arritur”.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










