Lajme
Hoxhaj e Haxhinasto pajtohen për thellimin e bashkëpunimit
Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen që ka dhënë Shqipëria për dialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe homologu i tij nga Shqipëria, Edmond Haxhinasto janëpajtuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me qëllim të përshpejtimit të proceseve integruese drejt Bashkimit Evropian.
Me këtë rast nuk ka munguar as mbështetja e Shqipërisë për të lobuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Po ashtu është biseduar se si dy vendet tona do të ketë një bashkëpunim shumë më të ngushtë drejt integrimit ekonomik, drejt një infrastrukture të integruar dhe me fokus të veçantë që Republika e Shqipërisë ka mbështetur Republikën e Kosovës në anëtarësimin e saj në mekanizmat rajonal.
Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen që ka dhënë Shqipëria për dialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe çështje kontraktuale me Bashkimin Evropian.
Kurse ministri Haxhinasto ka thënë se ka qenë një takim i frytshëm, ku është diskutuar lidhur me objektivat dhe synimet që është integrimi i shpejtë i dy vendeve tona në fushën e ekonomisë, fushën e infrastrukturës, dhe bashkëpunim në fushën e energjisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja...
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











