Lajme
Gadafi ishte një njeri që i adhuronte orgjitë, drogën dhe alkoolin
Një vajzë e re e Libisë tregon se ka kaluar pesë vjet në "haremin" e kolonelit. Ish-skllavja e seksit dëshmon.
E përditshmja Le Monde jep fjalën një dëshmitareje, e cila flet për fatkeqësinë e saj dhe situatën e saj tronditëse kur ishte në haremin e Kolonelit Gadafi.
Në moshën e 22 vjeç zonjusha ka përjetuar gjëra që ia kanë shkatërruar jetën. Ajo vuajti nga tendencat sadiste dhe degjeneruese të Gadafit. Nga viti 2004 deri më 2009 ishte e detyruar të përgjigjet me gatishmëri të plotë Kolonelit që kishte takuar në moshën 15-vjeçare.
E gjitha filloi gjatë një vizite të Kolonelit në shkollën kur ishte adoleshente. Ajo tregon se gjatë kësaj vizite koloneli Gadafi i kishte përkëdhelur flokët, ndërsa sinjalizonte truprojat për përzgjedhjen e tij. Prej asaj dite, vajza e re përballohet me një përvojë të hidhur dhe të pafund. Ajo tregon se ishte e vendosur në haremin e tij të Tripolit, ku qëndronin afër 20 vajza të tjera. Haremi ishte i ruajtur nga tri gra të vjetra të cilat ishin të pashpirt. E mbyllur në harem, vajza e re nuk kishte të drejtë të komunikonte me të afërmit e saj dhe kalonte ditën duke shikuar televizorin dhe duke qarë fëmijërinë. Sikur skllavet e tjera, duhej të jenë të bukura dhe të gatshme ditë dhe natë për Kolonelin.
I dhunshëm në shtrat, ai lëndon shumë herë vajzën e re, madje edhe deri sa njëherë i shqyen një gji. Por sadizmi e tij nuk ndalet aty, ai dëshironte të gëzojë një “bushtër” personale, sipas fjalëve e tij. Prandaj edhe e detyronte atë për të pirë duhan dhe kokainë. Vajza dëshmon se Koloneli organizonte edhe orgji me vajza dhe djem.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









