Lajme
Në Kuvendin e Maqedonisë vazhdojnë përplasje mes koalicionit dhe opozitës
Tensionet në Kuvend janë ngritur kryesisht ndërmjet kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe deputetëve të VMRO DPMNE-së, të cilët po irritohen nga gjuha shqipe që po flet Xhaferi
Kuvendi i Maqedonisë ka vazhduar edhe sot diskutimet lidhur me programin e qeverisë së re të socialdemokratit Zoran Zaev, me përplasje të mëdha ndërmjet deputetëve të koalicionit dhe atyre që opozitës. Tensionet në Kuvend janë ngritur kryesisht ndërmjet kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe deputetëve të VMRO DPMNE-së, të cilët po irritohen nga gjuha shqipe që po flet Xhaferi.
lija Dimovski nga VMRO ka theksuar se me vet faktin që Talat Xhaferi vetëm deputetëve të VMRO-së u drejtohet në gjuhën shqipe, paraqet provokim për të cilin siç u shpreh ai, Xhaferi dhe shumica parlamentare duhet të mbajnë përgjegjësi dhe kjo sjellje nuk çon në drejtim të normalizimit të situatës.
“Dua të jem korrekt, dhe të them para opinionit se ne nuk do të hymë në skenarë të provokimeve të cilët i shohim edhe sot. Nuk do të lejojmë të jemi pjesë e skenarëve të tilla, as të jemi të akuzuar për të njëjtit. Qëllimi ynë i mirë u dëshmua dje, por vetëm nëse ka sjellje korrekte prej palëve tjera. Nëse ajo sjellje korrekte bie në nivel kaq të ulët të llojit të provokimit që bënë Talat Xhaferi dhe disa deputetë tjerë, atëherë kot kemi shpresuar për normalizim të situatës”, tha Dimovski.
I menjëhershëm ishte reagimi i Xhaferit, i cili tha derisa deputetët e VMRO-së nuk do e njohin si Kryetar të Kuvendit, dhe do t’i drejtohen si deputet, atëherë edhe ai do tu përgjigjet si deputet duke iu drejtuar në gjuhën shqipe.
“Për pjesën e procedurales që ka të bëjë me mu, unë nuk di ndryshe si të drejtohemi përderisa më drejtohesh si deputet. Për faktin që jam deputet, jam deputet edhe këtu edhe atje. E kuptoj shumë qartë se duke qenë kryetar i Parlamentit, nëse dua t’i drejtohem Parlamentit, e kam për obligim të dal atje. Derisa më drejtoheni përmes ndërhyrjeve procedurale dhe deputetit Talat Xhaferi, un vetëm e kryej obligimin tim zyrtar”, u përgjigj Xhaferi.
Deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski gjatë debatit tha se koha kur Maqedonia ishte shndërruar në një shtet privat të Gruevskit (ish kryeministri i Maqedonisë) dhe familjes, dal ngadalë po përfundon.
“Në këtë moment Maqedonia është shtet ku nuk sundon drejtësia. Mafia e cila deri këto moment sundonte, la pas vete sistem që është mësuar ti shërbej vetëm një njeriu. La pas vete vend ku qytetarët ishin mësuar në vjedhje, gënjeshtra, dhe të përdorur si makineri e thjeshtë për votim”, tha Pavle Bogoveski nga LSDM-ja.
Ndërkohë para fillimit të seancës për përbërjen dhe programin e qeverisë, pa prezencën e VMRO-DPPMNE-së vazhdoi seanca konstituive, me ç’rast deputetët votuan formimin e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Ndërsa më vonë me praninë edhe të VMRO – DPMNE-së por pa debat u votua edhe vendimi për themelin e trupave të përhershëm punues të Kuvendit. Në fund të debatit pritet të votohet Qeveria e re e Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Festa Kombëtare e Shqipërisë nderohet me aktivitete kulturore në Suedi Mërgimtarët në Suedi kremtojnë Pavarësinë me tradita dhe kulturë... -
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











