Lajme
“Embargo”-ja e BE-së na kushtoi 7 milionë euro
Shkëputja e njëanshme e preferencave tregtare të Bashkimit Evropian me Kosovën, në masë të madhe i kanë dëmtuar eksportuesit kosovarë, të cilët për një kohë kanë qenë të privilegjuar që të eksportojnë produktet e tyre në tregun evropian.
Dhjetëra kompani nga Kosova, kryesisht prodhues të pijeve joalkoolike, por edhe alkoolike janë ankuar rreth shkëputjes së njëanshme të marrëveshjes, pasi që sipas tyre, përmes kësaj prodhimet kosovare kanë mundur të depërtojnë në tregun evropian.
Por, nga shkëputja e saj eksporti në shtetet e BE-së ka rënë dukshëm, pasi që prodhuesit nga Kosova nuk kanë qenë të gatshëm të paguajnë taksat, si kusht për t’i plasur prodhimet e tyre në shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian.
Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës thonë se janë duke punuar në mënyrë intensive që në një periudhë sa më të shpejtë kohore ta ripërtërijnë marrëveshjen e preferencave tregtare me BE-në.
Flamur Keqa, drejtor i Departamentit të Tregtisë në MTI, thotë se procesi i vendimmarrjes në strukturat evropiane ka ndryshuar në krahasim me disa vite më parë, tani, sipas tij, vendimet merren edhe nga Parlamenti Evropian por edhe nga Këshilli i Ministrave.
“Aktualisht, më saktësisht në tetor, propozimi i KE-se është aprovuar nga Parlamenti Evropian dhe tani sipas procedurave duhet të vendosë dhe Këshilli në mënyre që të fuqizohet vendimi, por saktësisht nuk kemi të dhëna se kur do ta ketë në rend dite Këshilli ketë pikë”, tha Keqa.
Sipas tij, masat preferenciale janë masa unilaterale që u lejohen vendeve me stade jo të larta të zhvillimit dhe me qëllim të përkrahjes së ekonomive të këtyre vendeve në aspektin e lehtësimit të eksportit në vendet e BE-ë.
Keqa, thotë se nga koha e heqjes së preferencave tregtare të BE-së, dëmet e Kosovës janë përafërsisht nga 5-7 milionë euro. “Mirëpo, ana pozitive e kësaj është se dëmet e shkaktuara pas marrjes së vendimit për vazhdimin e masave do të rimbursohen në mënyrë retroaktive që nga 1 janari 2011”, tha ai, shkruan Zëri.
Nga ana tjetër, përfaqësues të bizneseve në vend thonë se shkëputja e njëanshme e marrëveshjes ka qenë shumë e dëmshme për eksportuesit kosovarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














