Lajme
Kosova po përballet me papunësinë dhe varfërinë
Kosovarët identifikojnë papunësinë (40%) dhe varfërinë (20%), si dy problemet më të mëdha me të cilat përballet Kosova
Në Kosovë, më shumë se gjysma e të gjithë të anketuarve (55%) janë të shprehur të gatshëm të bashkohen në protesta publike për arsye politike, derisa rreth 70% do ta bënin këtë për arsye ekonomike.
Këto të dhëna jepen në raportin Pulsi Publik të UNDP-së, që është një analizë e zgjeruar e fakteve të shpejta të cilat janë lansuar më parë, raportojnë mediet në Prishtinë.
Në këtë raport thuhet pos tjerash se rreth 59% e të anketuarve presin që kushtet ekonomike të përmirësohen gjatë dy vjetëve të ardhshme, derisa 25% e tyre nuk shohin ndonjë ndryshim që do të ndodhë, ndërsa rreth 16% presin që gjendja të keqësohet.
Sipas të dhënave të anketës, kosovarët identifikojnë papunësinë (40%) dhe varfërinë (20%) si dy problemet më të mëdha me të cilat përballet Kosova. Problemi i tretë më madhor me të cilin përballet Kosova është korrupsioni (6%).
Sa i përket asaj se kush mban përgjegjësinë kryesore për gjendjen ekonomike të Kosovës, rreth 67% e të gjithë kosovarëve ia vënë këtë përgjegjësi Qeverisë së Kosovës.
Jo më shumë se 12% e të anketuarve ia japin këtë përgjegjësi bashkësisë ndërkombëtare (EULEX, ZNC dhe UNMIK së bashku), derisa vetëm rreth 3% kanë zgjedhur qeverinë lokale si përgjegjësen më të madhe për gjendjen ekonomike të Kosovës, derisa vetëm 2.5% e bartin këtë përgjegjësi tek komuniteti i biznesit.
Mesatarisht, 33% e kosovarëve besojnë që lidhjet familjare janë faktori më i rëndësishëm, pasuar nga ata (19%) që besojnë që ryshfetet janë faktori më i rëndësishëm në kuptimin e mundësisë së punësimit në sektorin publik.
Vetëm 15% e të anketuarve besojnë që arsimi është i rëndësishëm kur kërkohet punësim në sektorin publik, pasuar nga 10% që besojnë që anëtarësia partiake është gjëja më e rëndësishme.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










