Lajme
Kërkohen masa shtesë
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ndërmarrjen e masave shtesë, në rast se dështon privatizimi i Post Telekomit të Kosovës që në fillim të vitit 2012.
Në rast se kjo ndodh, atëherë masat do të jenë të domosdoshme për të garantuar se Qeveria ka mjete për të mbuluar deficitin buxhetor. Këto rekomandime i ka bërë FMN-ja pas përfundimit të vizitës së përfaqësuesve të saj në vend gjatë periudhës 2-javore të këtij muaji, shkruan Express.
Krahas kësaj, stafi i FMN-së dhe autoritetet kosovare kanë arritur mirëkuptim që buxheti i vitit 2012, të ketë një deficit të përgjithshëm primar prej 3.2 për qind të Bruto Produktit të Përgjithshëm.
Por problem për qëndrueshmërinë fiskale për vitin 2012, mbetet edhe më tej procesi i privatizimit të PTK-së.
“Nëse nuk arrihet asnjë progres i qartë drejt privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës gjatë muajve të parë të vitit 2012, atëherë, sipas FMN-së, masat shtesë do të jenë të nevojshme për të garantuar se Qeveria ka mbulesë adekuate financiare gjatë gjithë vitit të ardhshëm”, thuhet në vlerësimin e FMN-së.
E në Ministrinë e Financave thonë se tashmë masat shtesë për të mbuluar deficitin buxhetor janë hartuar në pajtueshmëri më përfaqësuesit e FMN-së.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave tregon për Express se tashmë Qeveria ka arritur pajtueshmëri të plotë me FMN-në për këto masa.
“Masat për mbulim të deficitit buxhetor përfshijnë disbursimin e fondeve në vlerë prej 92 milionë eurosh nga FMN-ja, huamarrjen e brendshme në vlerë prej 75 milionë eurosh si dhe masat shtesë strukturore fiskale në vlerë prej 60 milionë eurosh për vitin 2012”, thotë Shahini.
Krahas kërkesës për garantimin e mjeteve për mbulimin e deficitit buxhetor, FMN-ja në deklaratën e saj publike vlerëson se Kosova është në rrugë të mirë makroekonomike.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










