Lajme
Kosova pritet të bëhet me bursë
Ka gjasa që kjo të bëhet bashkë me Malin e Zi si dy vende që e përdorin euron si valutë ose të bëhet ndonjë bursë regjionale
Kosova brenda një periudhe jo shumë të gjatë pritet t’u bashkohet shteteve të zhvilluara, duke u bërë edhe me bursë.
Ky plan që është në fazën fillestare të zhvillimit, po realizohet nga Ministria e Financave dhe Banka Qendrore, të ndihmuar edhe nga ekspertë të siguruar nga USAID-i amerikan.
Drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës thonë se ky plan mund të realizohet.
Sipas tyre, ka gjasa që kjo të bëhet bashkë me Malin e Zi si dy vende që e përdorin euron si valutë ose të bëhet ndonjë bursë regjionale.
Një plan të tillë për një bursë para disa kohësh e ka shfaqur edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, por që ky plan vazhdon të mbetet vetëm synim i shkruar në letër.
Nga shtetet me të cilat vendi ynë rrethohet dhe që kanë funksionale bursën janë vetëm Maqedonia dhe Serbia.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














