Lajme
Një shqiptare pushton majat e Himalajeve
Uta Ibrahimi ka përfunduar ekspeditën dimërore 4 javore në Himalaje, konkretisht në “Everest” e cila është e njohur për mundësi të ndryshme alpine përgjatë gjithë vitit. Everest është i lartë 8848 metra
Uta Ibrahimi është alpinistja e parë shqiptare që është ngjitur në malin më të lartë në botë “Everest”, që ka lartësinë prej 8848 metra. Ajo tashmë ka përfunduar ekspeditën dimërore 4 javore në Himalaje, konkretisht në qendër-veri të Nepalit, në Luginën Ralwaling e cila është e njohur për mundësi të ndryshme alpine përgjatë gjithë vitit.
Ecja ka filluar në fshatin Jagat, 1200 metra lartësi mbidetare dhe duke vazhduar për 7 ditë ecje nëpër fshatrat e thella të kësaj zone, deri në fshatin e fundit NA me lartësi mbidetare 4200 metra, citon Express.
Lugina Ralwaling njihet si ndër zonat ku është zhvilluar Budizmi gjatë shekullit të 17 dhe në atë kohë ka qenë si zonë sekrete dhe vetëm në 30 vitet e fundit është e vizituar nga alpinistë nga gjithë bota.
Everest është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajeve, dhe maja e tij arrin lartësinë në 8.848 metra. 8.850 metrat janë në dy të tretat e lartësisë së troposferës. Në këtë lartësi ajri është i rrallë dhe mungesa e oksigjenit, erërat e forta dhe temperaturat shumë të ulëta e bëjnë të pamundur lulëzimin e bimëve dhe barit në faqet më të larta.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











