Bota
Ngrihet në 19 numri i të lënduarve: Besohet se fjala është për aksident
Disa media flasin edhe për një person që ka humbur jetën, por tash për tash nuk ka konfirmime për këtë. Ende nuk ak as informacione lidhur me natyrën e këtij sulmi
Riaktualizim
Informacionet e reja flasin për së paku 19 të lënduar si pasojë e hyrjes së një ngarësi me makinën e tij në masën e njerëzve në Times Square të Nju Jorkut.
Ndërkohë burimet flasin se personi në fjalë ka qenë nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe se rasti nuk ka të bëjë me terrorizëm por mund të jetë një aksident trafiku. Megjithatë, ende mungojnë konfirmimet zyrtare lidhur me rrethanat dhe motivin e aktit.
Personi që e ka bërë këtë, është arrestuar.
—-
Një shofer me makinën e tij ka hyrë dhunshëm në sheshin përplot këmbësorë “Time Square” të Nju Jorkut, duke shkelur ata. Me këtë rast janë lënduar së paku tredhjetë persona, njoftojnë mediat amerikane dhe përcjellin ato të gjithë botës.
Ndërkaq, sipas deklarimit për agjencinë gjermane të lajmeve DPA të një zëdhënësi të zjarrfikësve të Nju Jorkut, është shkelur një këmbësor. “Jemi duke mbledhur informacionet”, ka thënë më tutje një zëdhënëse policie.
Disa media flasin edhe për një person që ka humbur jetën, por tash për tash nuk ka konfirmime për këtë, transmeton albinfo.ch.
Fotografitë që ndërkohë janë shpërndarë në mediat sociale tregojnë një automobil i cili ka hyrë në zonën për këmbësorë dhe ka mbetur i përplasur në shtyllat e një “oaze” në mes të rrugës.
Policia tashmë ka bërë izolimin e sheshit “Time square” që është shumë i preferuar nga turistët.
Tash për tash nuk ka informacione mbi shkaqet e këtij akti.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












