Lajme
Turizmi dimëror, i harruar?
Kryetari i seksionit të Aargaut të CVP-PDC-së, Franz Hollinger, e ka konfirmuar këtë synim, për gazetën "Sonntag"
Ekspertë të turizmit në Kosovë kritikojnë autoritetet kosovare për mungesë investimesh në fushën e turizmit dimëror në vend. Ata thonë se si pasojë e kësaj dhe për shkak të mungesës së infrastrukturës në rajonet turistike, interesimi i vizitorëve, si vendas, ashtu edhe të huaj, nuk është në nivelin e duhur.
Zekë Çeku, udhëheqës i Kompanisë për Planifikim dhe Zhvillim të Turizmit, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova njihet si vendi me potencialet më të mira për turizëm dimëror dhe për sportet dimërore në tërë Evropën Juglindore.
“Brezovica gjendet në një situatë të degradimit dhe që nuk është e gatshme që t’i pranojë turistët, pasi që teknologjia është shumë e vjetër dhe e pasigurt. Në qendrat tona mungon infrastruktura elementare mungojnë rrugët, energjia elektrike dhe kjo pamundëson pranimin e turistëve vendorë dhe të huaj”, thotë Çeku.
Ndër rajonet turistike që dallohen në Kosovë konsiderohet se janë Brezovica e Rugova, si qendra skijimi dhe rekreacioni, dhe po ashtu Maja e Lubotenit, që njihet si maja më e lartë në Kosovë që e arrin lartësinë 2.656 metra.
Ekspertë të turizmit në Kosovë vlerësojnë se, si pasojë e mungesës së investimeve në resurse turistike, Kosova po humb edhe në aspektin ekonomik.
Por, Hysen Sogojeva, zyrtar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Departamentin e turizmit, thonë se aktualisht janë duke u marrë me infrastrukturën ligjore. Sogojeva thotë se fillimisht turizmi në Kosovë do të rregullohet me ligj dhe me udhëzimet që dalin nga Ligji i Turizmit.
Edhe Sogojeva thekson se Kosova ka potenciale mjaft të mëdha turistike dimërore. Ai veçon qendrën e skijimit në Brezovicë, si qendër mjaft atraktive për sportet dimërore.
Brezovica është rajon turistik veror dhe dimëror që shtrihet në juglindje të Kosovës, përkatësisht në komunën e Shtërpcës, rreth 60 kilometra nga Prishtina.
Hapësira e qendrës së skijimit është rreth 2,500 hektarë. Përveç dy hoteleve “Narcis” dhe “Molika”, në këtë qendër ekzistojnë edhe 300 vila, të cilat lëshohen me qira.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










