Lajme
Kosova, e gatshme të kontribuojë për paqen e stabilitetin
Në konferencë do të ketë marrëveshje për shkëmbimin e kapaciteteve për përballimin e situatave të krizave të ndryshme
Ministrat e mbrojtjes nga vendet e rajonit, përjashtuar Serbinë, janë mbledhur në Pejë në një konferencë të organizuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në hapje të konferencës krerët e shtetit, kanë deklaruar se Kosova është e interesuar që në kuadër të nismave rajonale të kontribuoj për paqen e stabilitetin në rajon edhe me angazhimin konkret të FSK-së në operacione.
Në këtë konferencë po marrin pjesë ministrat e mbrojtjes së vendeve të rajonit, si Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kroacisë, Sllovenisë, mandej nga Komanda e SHBA-ve për Evropë, përfaqësues të NATO-s dhe delegacioni i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka theksuar se shkëmbimi i përvojave dhe gjetja e formave më të mira të bashkëpunimit të ndërsjellët janë në interes të të gjitha vendeve dhe qytetarëve të rajonit pa dallim.
Sipas saj, vetëm duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe shkëmbyer praktikat më të mira mund të gjenden zgjidhje dhe të vendoset paqja e stabiliteti në mbarë botën. Sipas saj, Kosova nuk është peng i së kaluarës, por me kontributin dhe angazhimin konkret shikon drejt të ardhmes në integrime evropiane dhe anëtarësim në NATO. Kryeministri Hashim Thaçi, ka vlerësuar se konferenca e organizuar nga MFSK, dërgon mesazhin për të ardhmen e Kosovës, por edhe të rajonit.
Sipas tij, të gjithë janë meritor që pas 12 viteve janë vënë bashkëpunime të mira që shkojnë në funksion të paqes e stabilitetit dhe perspektives euroatlantike.
Ndërkaq ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka ritheksuar gatishmërinë e FSK-së për të marrë pjesë apo për të kontribuar në ruajtjen dhe ndërtimin e paqes në rajon e më gjerë.
Ai ka përmendur tri qëllimet kryesore, që do të arrihen nga mbajtja e kësaj konference me ministrat e mbrojtjes nga vendet e rajonit.
Në fund të kësaj konference, pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët, përmes së cilës ministrat e vendeve pjesëmarrëse pritet ta përshëndesin vullnetin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për t’u anëtarësuar në strukturat e mbrojtjes dhe sigurisë.
Po ashtu do të ketë marrëveshje për shkëmbimin e kapaciteteve për përballimin e situatave të krizave të ndryshme.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













