Lajme
Pala kosovare, afër përmbushjes së detyrimeve për pensionet
Racaj: “Nga 8 rekomandimet e Parlamentit për negocimin e marrëveshjes me Zvicrën, 5 janë përmbushur dhe 3 janë në proces të përmbushjes”
Vitin e kaluar, pas një pune në sensibilizimin e institucioneve kosovare, të realizuar kryesisht nga sindikalistët shqiptarë të Unia-s, çështja e ndërprerjes së pensioneve nga ana e Zvicrës pati shkuar deri në Parlamentin e Kosovës. Ky i fundit pati obliguar qeverinë për të marrë hapat e nevojshëm për negocimin e marrëveshjes së re.
“Janë 8 rekomandime që parlamenti i pati bërë më 13 shtator 2010, për negocimin e marrëveshjes së sigurimeve sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës. Nga ato, 5 janë përmbushur ndërsa 3 janë në proces të përmbushjes”, shprehet Fadil Racaj, shef i Zyrës Ligjore në Ministrinë e Punës dhe çështjeve Sociale, i cili kryeson grupin punues ndërministror të ngritur për këtë çështje. Sipas Racajt, rekomandimet e papërmbushura, nuk janë në varësi të palës kosovare. “Bëhet fjalë për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në mes të autoriteteve të Zvicrës dhe të Kosovës dhe për nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi mes dy vendeve. Të dyja janë të kushtëzuara nga Zvicra. Vetëm një rekomandim, ai që Qeveria e Kosovës ta përshpejtojë procesin e hartimit të tri projektligjeve, varet nga ne. Qeveria e Kosovës do t`i shqyrtojë dhe miratojë ato deri në fund të këtij viti”, shprehet me bindje Racaj.
“Është fjala për projektligjin mbi skemat pensionale të financuara nga shteti, projektligjin për fondet pensionale dhe atë për sigurimet shëndetësore. Në fillim të vitit 2012 këto projektligje do të miratohen nga Kuvendi i Kosovës dhe kështu do të hapet rruga që të fillohet negocimi i marrëveshjes së re Zvicër-Kosovë”, thotë ai.
Sipas tij, grupi në krye të të cilit është ai, u ka rekomanduar ministrave kompetentë dhe zëvendëskryeministrit Bukoshi që, në përputhje me kompetencat që kanë, të angazhohen për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në mes të qeveritarëve kosovarë dhe atyre zviceranë, për realizimin e njërit nga rekomandimet e Kuvendit.
Gjatë një qëndrimi në Zvicër, në një seminar të organizuar nga sindikata e këtushme Unia, Racaj ka pasur një takim joformal me dy zyrtarë të Entit Federal të Sigurimeve shoqërore të Zvicrës. Këtë takim e kanë mundësuar Osman Osmani, nga qendra e Unia-s në Bernë dhe Ruzhdi Ibrahimi, specialist i sigurimeve shoqërore.
“Në takimin me zyrtarët zviceranë kemi shqyrtuar protokollin e nënshkruar në shtator 2010, realizimin e detyrave nga ai protokoll si dhe hapat që duhet të bëhen, që sa më parë të fillojë negocimi për marrëveshjen e re”, thotë Fadil Racaj. Sipas tij pala zvicerane ishte e kënaqur, pasi ka marrë pothuajse tërë dokumentacionin e kërkuar. “Ka mbetur ende një pjesë e vogël e dokumentacionit që do të dorëzohet në Zvicër. Pas kësaj, do t`i bëjmë ftesë zyrtare palës zvicerane dhe, sipas bisedës së sotme, ka mundësi që në vitin e ardhshëm do të vijë një delegacion teknik nga Zvicra në Kosovë që drejtpërsëdrejti të njoftohet me të arriturat”.
Por, bashkëbiseduesi ynë shprehet i rezervuar kur e pyesim për lëvizjet e reja në çështjen “pensionet zvicerane”. Siç dihet tashmë, një vendim i Gjyqit Federal të Zvicrës nuk ka miratuar (por as nuk e ka hedhur poshtë) ankesën e Entit Zviceran për Sigurime Shoqërore lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative, i cili e cilësonte diskriminuese ndërprerjen e dërgimit të pensioneve në Kosovë.
“Ndoshta është herët të flitet rreth vendimit të fundit”, thotë Racaj. “Ne ende nuk mund të dimë se çfarë ndikimi do të prodhojë kjo situatë e re në marrëveshjen e vitit 1964 apo në negocimin e marrëveshjes së re”, përfundon Fadil Racaj.
E-Diaspora
-
Foto
Dita e dytë e Alba Festivalit Sot është dita e dytë e Alba Festivalit, ku pritet një atmosferë e zjarrtë ...
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?