Lajme

Kosova mundohet të anëtarësohet në Byronë e Kartonit të Gjelbër

Me ftesë të Këshillit të Byrosë së Kartonit të Gjelbër, në Bruksel po qëndron një delegacion nga Byroja Kosovare e Sigurimit, i udhëhequr nga Drejtoresha Ekzekutive, Vlora Obertinca. Në këtë takim pritet të konkretizohen hapat e mëtejshëm rreth anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.

Byroja Kosovare e Sigurimit muajin e kaluar ka plotësuar pyetësorin për anëtarësim në Këshillin e Byrosë së Kartonit të Gjelbër në Bruksel.

Në delegacion merr pjesë edhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri, si dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Industria e Sigurimeve, thuhet në një njoftim nga Zyra për marrëdhënie me publikun e Byrosë Kosovare të Sigurimit. /Telegrafi/