Lajme
Bavari: Kosovarët, peticion kundër praktikës diskriminuese për nënshtetësi
I irrituar me vendimin e Republikës Bavareze dhe asaj të Saksonisë, kosovari Alban Ferizi, emigrant në Gjermani, me përkrahjen e Këshillit të Refugjatëve të Bavarisë (Bayerisches Flüchtlingsrat) ka iniciuar nënshkrimin e një peticioni me qëllim të sensibilizimit të opinionit se pa të drejtë kërkohet nga shtetasit kosovarë dorëzimi edhe i nënshtetësisë serbe për të marrë pasaportën gjermane.
Absurditet i madh, kur dihet se Gjermania e ka njohur Kosovën si vend të pavarur dhe kur dihet se 14 republikat e tjera gjermane nuk e kërkojnë një gjë të tillë.
Nga shtetasit kosovarë të interesuar për nënshtetësinë gjermane kërkohet dorëzimi i nënshtetësisë kosovare dhe një numër i madh i tyre kanë dorëzuar atë prej se Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ofron këtë mundësi. Por, kjo nuk iu mjafton kosovarëve që jetojnë në Republikat e Bavarisë dhe Saksonisë.
Qeveritë e këtyre dy Republikave kategorikisht kërkojnë edhe dorëzimin e nënshtetësisë serbe.
Për të kundërshtuar këtë praktikë peticioni i nënshkruar online do t’i adresohet Parlamentit të Republikës Bavareze.
“Shumica e qytetarëve kosovarë detyrohen të braktisin këtë Republikë bavaraze për të gëzuar të drejtën e natyralizimit në një vend tjetër të Gjermanisë. Parlamenti i Republikës mund ta ndalojë këtë praktikë nëse e nënshkruani online peticionin”, e arsyeton inicimin e këtij peticioni kundër këtij vendimi diskriminues kosovari Alban Ferizi.
Me këtë peticion adresuar autoriteteve bavareze kërkohet të përfundojnë këtë veprim të llojit të vet dhe t’u mundësojnë kosovarëve natyralizimin pa u liruar nga shtetësia serbe.
Në këtë letër të peticionit po ashtu shprehet shqetësimi pse në Gjermani ka pikëpamje të ndryshme sa i përket shtetësisë së kosovarëve.
“Vetëm në Bavari dhe në Saksoni besojnë se kosovarët dhe serbët janë të njëjtë, kështu që përveç shtetësisë kosovare, duhet të dorëzohet edhe ajo serbe”, thuhet në letrën e peticionit.
Iniciatori i këtij peticioni ka shprehur shqetësimin e kosovarëve në Bavari se për të fituar shtetësinë gjermane duhet të ndjekin dy rrugë: ose të humbin kohë para konsullatës serbe në Mynih, ose të paguajnë para të majme për ndërmjetës për të përshpejtuar procedurat e dorëzimit të shtetësisë serbe.
I riu nga Kosova, Albna Ferizi, i cili kishte pësuar nga kjo praktikë diskrimuese në Bavari dyshon se administrata bavareze vepron qëllimisht për të parandaluar natyralizimin e kosovarëve.
Peticionin mund ta nënshkruani deri më 26 nëntor 2011:
http://openpetition.de/petition/online/einbuergerungen-auch-fuer-kosovaren-ermoeglichen
www.albinfo.ch ka shkruar edhe më herët për këtë shqetësim të kosovarëve në Bavari dhe Saksoni:
Barrierat bavareze:
http://www.albinfo.ch/ch-ballkani/aktuale/barrierat-bavareze-43096
Bavaria nuk e njeh Republikën e Kosovës?!
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












