Lajme
BE, keqardhje me vendimin e Zvicrës për kufizimin e hyrjes së rumunëve dhe bullgarëve
Ky komision ndjen keqardhje sidomos për faktin se sipas tij, gjithnjë e më pak qytetarë të shteteve të BE-së po kërkojnë leje qëndrimi në Zvicër
Komisioni i BE-së në Bruksel ka shprehur keqardhjen për vendimin që sot ka marrë Zvicra për të aktivizuar “klauzolën ventil” për Rumaninë dhe Bullgarinë.
Ky komision ndjen keqardhje sidomos për faktin se sipas tij, gjithnjë e më pak qytetarë të shteteve të BE-së po kërkojnë leje qëndrimi në Zvicër, është thënë nga Komisioni i BE-së në një deklarim të dhënë për agjencinë zvicerane të lajmeve SDA.
Gjatë 12 muajve në vijim, qytetarët e dy vendeve të përmendura do të kenë qasje të kufizuar në tregun e punës në Zvicër, në rastet kur ata duan të gjejnë këtu një punë me lejen e qëndrimit të përkohshëm (Viza B).
Që nga heqja e afatit kalimtar në kuadër të Marrëveshjes për Lëvizje të lirë të njerëzve, më 1 qershor 2016, shtetasit e vendeve EU-2. Ndërkaq klauzola “Ventil” në kuadër të kësaj marrëveshjeje, i lejon Zvicër që për një periudhë të caktuar të rivendosë sistemin e kontingjenteve për vendet e caktuara. Kjo klauzolë hyn në fuqi kur vendet përkatëse kanë tejkaluar kriteret kuantitative të parapara në marrëveshje. Kjo ka ndodhur me këto dy vende: nga qershori 2016 deri në maj 2017 është tejkaluar dukshëm numri i paraparë i vizave të ndara B shtetasve të dy vendeve të përmendura. Për këtë arsye, ndarja e vizave B për personat nga EU-2 në 12 muajt e ardhshëm duhet të kufizohen në 996 sish dhe ato do të jepen në çdo tre muaj. Ndërsa në rastet e vizave të qëndrimit të kufizuar (Viza L) kriteret për jetësimin e klauzolës nuk janë përmbushur.
Gjatë vitit 2016 saldoja e migracionit nga vendet e EU-2 është dyfishuar në krahasim me një vit më parë. Për ndryshim nga këto vende, migrimi nga vendet tjera të BE-së gjatë kësaj periudhe ka shënuar rënie.
Që nga hyrja në fuqi në formë të plotë e lëvizjes së lirë për shtetasit e Rumanisë dhe Bullgarisë më 1 qershor 2016, në Zvicër ka pasur një shtim të fluksit të migrantëve nga këto vende që kanë ardhur për të punuar kryesisht në punë sezonale. Dhe këto profesione kanë zakonisht një mesatare të lartë të shkallës së papunësisë. Prandaj, Këshilli Federal me vënien në fuqi të klauzolës së përmendur vendos një instrument për dirigjiimin e migracionit, të cilin e ka në dispozicion në bazë të marrëveshjes.
Ky hap vjen si reaksion i vendimit që Parlamenti i Zvicrës në dhjetor të vitit të kaluar në bazë të të cilit zviceranët duhet të kenë përparësi për punësim në raport me të huajt.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar











