Lajme
VMRO-DPMNE e Gruevskit, për t`u reformuar, duhet të kalojë në opozitë
Mediet e afërta me pushtetin thonë se Gruevski u ka thënë anëtarëve të tjerë se partia që ai e drejton do të shkojë në opozitë me ç`rast nga drejtuesit e institucioneve shtetërore ka kërkuar të mos krijojnë probleme gjatë dorëzimit të posteve
Sipas ish zyrtarëve të lartë të VMRO DPMNE-së e cila udhëhiqet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, shkuarja në opozitë e VMRO DPMNE duhet shfrytëzuar për reformimin e brendshëm të kësaj partieAnalistët njëherësh thonë se Nikolla Gruevski si lider i kësaj partie, duhet të mbajë përgjegjësi për atë se përkundër faktit se VMRO DPMNE doli fituese në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare, ajo nuk arriti të formojë Qeverinë e Maqedonisë, për shkak siç thonë, politikave të gabuara.
Ish sekretari për çështje të euro-integrimeve në qeverinë e Gruevskit Pero Dimshoski, tha për Radio Evropa e Lirë se VMRO DPMNE duhet të veprojë si opozitë konstruktive dhe të reformojë radhët e saj.
“Politikat e gabuara nga të cilat udhëhiqej dhe përkundër asaj se në zgjedhje fitoi numrin më të madh të deputetëve, VMRO DPMNE nuk arriti të formojë qeveri. Shpresoj se kjo periudhë do të shërbejë për zgjimin e kësaj partie që të shmanget nga politikat ekstremiste sepse në të kundërtën këtë parti do të fillojnë ta braktisin dhe partnerët e koalicionit për Maqedoni më të mirë, që gjithsej kanë 51 mandate”, tha Dimshoski.
Sipas tij, VMRO DPMNE me reformat që i bëri në vitin 2006 dëshmoi se di të veprojë si parti moderne konservative kurse tani është momenti thotë ai, që VMRO DPMNE të veprojë si parti e fuqishme opozitare në funksion të anëtarësimit të vendit në strukturat euro-atlantike.
Ky rreshtim, sipas tij, do ta bëjë edhe më të fuqishme VMRO-në në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Përderisa Jove Kekenovski vlerëson se VMRO DPMNE është detyruar të shkojë në opozitë për shkak të presionit të fuqishëm ndërkombëtar ndonëse nuk beson se Gruevski do të largohet nga drejtimi i partisë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kekenovski thotë se Gruevski partinë e shfrytëzon si mbrojë për të mos iu përgjigjur drejtësisë për akuzat që ka ngitur ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij për përfshirje në vepra kriminale.
“Unë jam më shumë se i sigurt se Gruevski tani po edhe gjatë periudhës së ardhshme do të luaj në kartën nacionaliste që partia, përkatësisht anëtarësia e VMRO DPMNE-së, edhe më tej t’i shërbejë si “mish për top” që ai të mund të shpëtojë nga veprat e shumta kriminale për të cilat hetohet dhe ndiqet nga Prokuroria Speciale Publike”, vlerëson Kekenovski.
Ndërkohë mediat e afërta me pushtetin duke u thirrur në burime të larta partiake të VMRO-DPMNE njoftojnë se në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, lideri i kësaj force politike, Nikolla Gruevski, iu ka thënë anëtarëve të tjerë se partia që ai e drejton do të shkojë në opozitë me ç`rast nga drejtuesit e institucioneve shtetërore ka kërkuar të mos krijojnë probleme gjatë dorëzimit të posteve.
Këtë gjë nuk e konfirmojnë por as nuk e demantojnë zyrtarisht nga partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Por, në rrjetet sociale përkrahës dhe zyrtarë të VMRO DPMNE-së kanë theksuar se partia e tyre shkon në opozitë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar










