Lajme
Prishtina i la vetëm deputetët shqiptarë në Maqedoni
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se situata e krijuar mbrëmë në Maqedoni “ka pasur miratim edhe në Prishtinë”. Ai akuzoi lidershipin në Kosovë që nuk reagoi për ngjarjet e mbrëmshme në Maqedoni
Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe presidentin Gjorgje Ivanov, për dhunën e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë. Kjo lëvizje ka akuzuar edhe Prishtinën zyrtare që nuk ka reaguar kundër dhunës brutale kundër deputetëve, e cila sipas Vetëvendosjes, është orkestruar nga dy njerëz, Gruevski-Ivanov.
Sipas kësaj partie politike, mos-përfaqësimi i shqiptarëve atje dhe antishqiptarizmi i qeverisë së Nikola Gruveskit dhe presidentit George Ivanov janë shkaktarët që e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, thanë përfaqësuesit e LVV-së.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se situata e krijuar mbrëmë në Maqedoni “ka pasur miratim edhe në Prishtinë”.
“Mustafa nuk reagoi hiç, ndërsa siç reaguan Thaçi e Veseli, më mirë mos të kishin reaguar fare. Nuk mund të dënohet dhuna në përgjithësi, kur dihet me emër e mbiemër nga kush erdhi ajo dhunë” deklaroi Kurti, sipas të cilit, ky është momenti kur Prishtina dhe Tirana duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe komunikimin me partitë shqiptare atje si dhe me deputetët shqiptar.
“Prishtina i la vetëm deputetët shqiptarë në Shkup, në momentin kur dihet se Gruevski dhe Ivanovi e kanë kapur Ushtrinë dhe Policinë. Kjo u pa edhe mbrëmë se sa vonë ndërhynë ata”, tha Kurti, sipas të cilit, shqiptarëve nuk u lejohet të udhëheqin në Maqedoni.
“Shqiptarët lejohen në përbërje të institucioneve, por jo edhe të prijnë jo edhe të jenë udhëheqës. Shumica e votuan Talat Xhaferin, por ai u dënua nga foltorja e tij”, tha Kurtis, duke i uruar gjithashtu shërim sa më të shpejtë kryetarit Lëvizjes për Reforma në PDSH-së, Ziadin Sela, i cili ishte nga deputetët më të lënduar në Kuvendin e Maqedonisë.
Ndërsa Glauk Konjufca tha se politikat e partisë VMRO DPMNE, e udhëhequr nga Gruevski, kanë qenë vazhdimisht të orientuara kundër shqiptarëve, gjë e cila ka bërë që shkalla e emigracionit të tyre të jetë shumë e lartë, siç është edhe papunësia në mesin e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.
Ai tha se masat institucionale atje e pamundësojnë edhe përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa aktet brutale të vazhdueshme përgjatë viteve ndaj shqiptarëve i quajti veprime të bandave të Gruevskit. Unifikimi i shqiptarëve pas zgjedhjeve të fundit dhe platforma me kërkesat elementare që iu takojnë, sipas tij, ka unifikuar edhe politikën antishqiptare maqedonase.
“Ajo që e pamë dje në Maqedoni nuk ishte hyrje e popullit në Parlament. Ajo ishte hyrje e bandave të Gruevskit në Parlament. Dhe, kështu ndodh kur policia shërben si bazë logjistike për hyrjen e militantëve të VMRO-së në Parlament, dhe jo si një institucion përtej partive politike dhe shtetëror, i cili duhej ta mbronte konstituimin demokratik të Kuvendit të Maqedonisë”, theksoi Konjufca.
Sipas tij, Vetëvendosje e dënon dhunën e Gruevskit dhe solidarizohet me gjithë deputetët e lënduar.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












