Lajme
“Vetëvendosje” kritikon marrëveshjet për riatdhesim
“Vetëvendosje” ka kritikuar të shtunën Qeverinë e Kosovës për mënyrën se si po hyn në marrëveshje bilaterale me shtetet evropiane
Për më tepër në “Vetëvendosje” thonë se kanë analizuar marrëveshjen për transferimin e të burgosurve, që është përgatitur për nënshkrim në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës.
“Për këtë marrëveshje jemi njoftuar nga autoritetet zviceriane, që edhe një herë tregon se kjo Qeveri i mbanë në terr informativ edhe mediat edhe popullin, në mënyrë që ata të gjenden para aktit të kryer në raport me të drejtat e tyre të pambrojtura”, thonë në Vetëvendosje.
Anëtari i “Vetëvendosjes” për Diasporë, Faton Topalli, ka thënë se Qeverisë së Kosovës i mungon mbështetja për diasporën, duke përkujtuar se marrëveshja me Zvicrën dëmton interesat e qytetarëve të vendit tonë. Sipas, Topallit me këto marrëveshje shtetasit e Kosovës mund të kthehen nga Zvicra edhe për çështje krejt banale dhe shkelje të vogla të ligjit, dhe se me këto marrëveshje Qeveria e Kosovës po bart problemet sociale nga Zvicra në Kosovë.”Padrejtësisht kthimi në Kosovë është i mundëshëm edhe pa pajtimin e palës së dënuar. Shpenzimet e vuajtjes së dënimit dhe ato për riatdhesim i bartë shteti që ka shqiptuar dënimin. Kthimi i shtetasve të Kosovës në Zvicër për ta vuajtur dënimin në Kosovë është i mundshëm në rastet kur ata bëjnë vepra penale të cilat dënohen me ligj në të dy vendet”, tha Topalli.
“Kjo marrëveshje është e dëmshme për shkak se krijon mundësi që në Kosovë të kthehen shtetas të cilët pjesën dërmuese të jetës së tyre e kanë kaluar në Zvicër apo që kanë lindur aty. Ajo bie në ndesh edhe me ligjet zviceriane dhe përcaktimet evropiane për integrimin e të dënuarve në shoqëri, duke bërë të mundëshëm kthimin e shtetasve të Kosovës në një ambient kulturor prej të cilit ata janë larguar shumë kohë më parë, apo të cilin ata nuk e njohin fare”.
Lëvizja “Vetëvendosje” kërkon nga Qeveria e Kosovës, që ta ndryshojë tekstin e kësaj marrëveshje, duke ia shtuar asaj edhe të drejtat e njeriut, të drejtën për të vendosur vet nëse personi i dënuar dëshiron ta mbajë burgun në vendin ku i është shqiptuar dënimi, apo në Kosovë.
Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Puhije Demaku, ka thënë se nuk duhet pritur që shtetet tjera të përkujdesen për dinjitetin e diasporës sonë, nëse Qeveria e Kosovës nuk bën përpjekje që marrëveshjet për riatdhesim të strukturoren, në atë mënyrë që ligjërisht mbron shtetasit e Kosovës. Qeveria e Kosovës, deri më tani, ka nënshkruar 14 marrëveshje me vendet evropiane për riatdhesimin e qytetarëve emigrant në vendet e BE-së.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












