Lajme
Avokati i Popullit i shqetësuar me vrasjet në vend

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka shpreh shqetësimin e tij jashtëzakonisht të madh, lidhur me vrasjet që po ndodhin në vend, e që tashmë dukshëm po shënojnë trend rritjeje.
Rasti i së enjte në Istog, ku është vrarë një dhe janë plagosur dy qytetarë serbë; rasti i vrasjes së një qytetari shqiptar të mërkurën në komunën e Gjakovës, sikurse edhe rasti tjetër, gjithashtu në komunën e Gjakovës, ku para disa ditësh ishin gjetur të vrarë dy rinj të fejuar, edhe njëherë konfirmon faktin se armët në duart e qytetarëve vazhdojnë të rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e secilit person në vend, si dhe të cenojnë sigurinë dhe qetësinë publike.
“Identifikimi i fajtorëve dhe vënia e tyre para organeve të drejtësisë është veprim i domosdoshëm, jo vetëm për të zbardhur rastet që kanë ndodhur, por edhe për të parandaluar aktet e tilla dhe për të ndikuar në sigurinë e përgjithshme në vend”. Ka thënë Kurteshi.
sipas tij jo më pak shqetësuese, mbeten aktet e dhunës ndërmjet moshave të reja shkollore, përfshirë këtu posedimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit si dhe atyre të ftohta nga ana e nxënësve.
Rasti i therjes me thikë të një nxënësi në komunën e Vitisë, nga një bashkëmoshatar i tij, po ashtu nxënës, risjellin para nesh, përveç shqetësimit, edhe kërkesën emergjente për të ndërmarrë masa që do të parandalonin aktet e tilla.
“Angazhimi i mekanizmave përkatës institucionalë dhe shoqërorë, për të ngritur nivelin e vetëdijes së përgjithshme kundër përdorimit të dhunës është i domosdoshëm, emergjent dhe kërkon vëmendje të veçantë”, ka theksuar avokati i popullit.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1 Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të shtunën mbrëma në autostradën A1, pranë zonës së pushimit...
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore